Kovaçevski bisedon me Shmigaljn: Dënojmë sulmin ndaj sovranitetit të Ukrainës

February 23, 2022
1 minut lexim

Ashtu siç Qeveria paralajmëroi gjatë ditës, kryeministri Dimitar Kovaçevski zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmigalj, dhe shprehu mbështetjen e qeverisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Republika e Maqedonisë së Veriut dënon vendimin e Federatës Ruse për të njohur rajonet ukrainase Donetsk dhe Luhansk si të vetëshpallura “Republika Popullore”.

Në bisedën telefonike me kryeministrin e Ukrainës, Kovaçevski, e vlerësoi veprimin e Rusisë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe si shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

Kovaçevski i tha Smigalj se Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe se, si aleatët e tjerë të NATO-s, ajo i bashkohet thirrjes ndaj Moskës për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore dhe diplomatike.

“Gjatë bisedës, kryeministri Kovaçevski konfirmoi se Maqedonia e Veriut është në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe NATO-s në lidhje me sanksionet ndaj Federatës Ruse, si përgjigje ndaj veprimeve të saj joparimore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Banorët e Manastirit në protesta, kërkojnë lirimin e gjyshit që vrau dhëndrin në vetmbrojtje

Story i radhës

Warner Music Goes for Blockchain Gaming, Mintable Recovers Stolen NFTs + More News

Të fundit nga

ShkoLartë