Kovaçevskı-Bërns: Agresioni rus në Ukrainë, kërcënim për sigurinë në botë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka realizuar ka pritur në Qeveri ambasadoren amerikane në vend, Kejt Meri Bërns. Nga qendra për shtyp pranë Qeverisë njoftojnë se në takim është biseduar për agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat për vendin tonë.

“Kryeministri Kovaçevski dhe ambasadorja Bërns diskutuan për situatën në Ukrainë, duke theksuar se agresioni ushtarak i Federatës Ruse kundër një vendi sovran është një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në Evropë dhe në botë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga Qeveria thonë se ambasadorja Bërns në takim ka theksuar se gjendja aktuale tregon rëndësinë e integrimit sa më të shpejtë të vendit në BE.

“Ambasadorja Bërns theksoi se kriza aktuale e sigurisë në Evropë tregon nevojën për fokus të vazhdueshëm në rajon dhe Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë integrimin evropian të vendit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sipas shenjës së horoskopit, këto janë gjërat pa të cilat nuk jeton dot

Story i radhës

Pioli: Flas për titullin vetëm javën e fundit, duhet të mendojmë vetëm diçka

Të fundit nga