Kryeministri i vendit ashpër i ka dënuar protestat e mbrëmshe, ai thotë se urrejtja dhe dhuna nuk janë zgjidhje dhe nuk do të jenë asnjëherë.
Të dashur qytetarë ashpër i dënojë ngjarjet e mbrëmsme të cilat për fat të mirë nuk rezultuan me fatalitet për qytetarët. Asnjë lloj revolti nuk mund ta arsyetoj përdorimin e armëve nga ana e qytetarëve, gjuajtjen me gur, dëmtimin e institucioneve shtetërore apo cënimin e jetës së dikujt. Shprehja e pakënaqësisë përmes protestave është e garantuar me ligj dhe kjo Qeveri deri tani disa herë ka treguar se demokracia është në duar të qytetarëve dhe askush nuk do tu a merr atë të drejtë.
“Urrejtja dhe dhuna nuk ishin zgjidhja dhe nuk do të jenë kurrë zgjidhje për asgjë. Nga zhvillimet e fundit, sjellja huligane në rrugë ka vetëm një humbës, e ai është Republika e Maqedonisë së Veriut. U bëj thirrje aktorëve politikë që të mos i përfshijnë qytetarët në protesta të dhunshme, duke u dhënë premtime të rreme. Skenarët e tillë tashmë janë të njohur për të gjithë ne. Dje pamë një shembull të tmerrshëm politikanësh që kishin një tendencë të pakapërcyeshme për të luajtur rolin e viktimës, për shkak të dëshirës së madhe për pushtet. “Lojëra” të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që fshihen pas popullit. Një ditë i inkurajojnë në radikalizëm, ditën tjetër tërhiqen dhe distancohen nga qytetarët që më parë i manipuluan. Dua t’u them atyre – skenat e përgjakshme në legjislaturë, në rrugët anembanë vendit, janë një epokë e kaluar që është pas nesh dhe në të cilën nuk do të lejoj kurrë të kthehemi”, ka shkruar ai.
“Në asnjë moment si Qeveri nuk e kemi vënë në dyshim identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Është detyrë e jona të ruajmë dinjitetin e qytetarëve dhe këtë po e bëjmë. Ne jemi një qeveri evropiane dhe mbrojmë vlerat evropiane”,ka shkruar Kovaçevski.