Makron: Maqedonia e Veriut ndodhet para momentit kyç dhe historik! Zgjedhja është e juaja

–Maqedonia e Veriut sërish ndodhet para një momenti kyç të historisë së vet. Shtatëmbëdhjetë vjet pas marrjes së statusit të kandidates, sapo hapet mundësia historike: hyrja në fazë aktive të procesit për inkuadrim drejt Bashkimit Evropian. Zgjedhja është e juaja, thuhet në porosinë e presidentit të Francës, Emanuel Makron, të kumtuar nga Ambasada franceze në Shkup.

Është e juaja, porositë Makroni, ta sillni vendimin i cili do t’i japë formë të ardhmes së Maqedonisë së Veriut, për të cilën, siç thotë, është i bindur se përcaktimi i saj do të jetë tërësisht pjesë e familjes evropiane.

“Tani u mbetet juve maqedonasve të deklaroheni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë prej tani është në duart e juaja. Nuk do t’ju them se kjo përgjigje është e përsosur, por do t’ua pastrojë rrugën evropiane. Si edhe çdo marrëveshje, ashtu edhe kjo bazohet në kompromise dhe baraspeshë. Kjo marrëveshje nuk e sjellë në pikëpyetje ekzistimin zyrtar të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, thekson Makron.

Në këtë marrëveshje, thekson Makron, është cekur Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë e vitit 2017.

“Ajo garanton zbatimin e saj të mirë, në emër të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat janë themel i vlerave evropiane. Në fund, bëhet fjalë për revizion të Kushtetutës në mënyrë që të integrohen bashkësi të reja në të. vendi juaj tashmë paraqet shembull për bashkëjetesë në Evropë. Do të duhet të deklarohet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut”, ceket në porosinë e presidentit francez.

Përfundimisht, thekson ai, ka ardhur koha që secili të veprojë, me përgjegjësi të plotë dhe vlerësim të peshës dhe pasojave nga veprimet e veta.

“Ju, popull maqedonas, që nga pavarësia treguat guxim dhe maturi të madhe politike. Në vitin 2001 e arritët Marrëveshjen kornizë të Ohrit, simbol i suksesit të mundshëm të një shoqërie multietnike. 18 vite më vonë e gjetët fuqinë për ta nënshkruar Marrëveshjen e Prespës dhe u bëtë anëtarja e 30-të e NATO-s. E merituat respektin nga e mbarë Evropa. Dinjiteti juaj si popull maqedonas është përfituar: kjo asnjëherë nuk do të sillet në pikëpyetje.

Edhe njëherë, erdhi koha të bëhet zgjedhja dhe ne jemi në anën tuaj për t’ju inkurajuar të bëni hap të ri, porositi presidenti francez.

Keni, përkujtoi ai, status të kandidates prej vitit 2005 dhe kjo zgjati tejet shumë. prandaj, sfida tani është të hyni në fazë të re të procesit të integrimit tuaj.

“E dimë se me kalimin e kohës, prolongimet dhe vështirësitë, kjo perspektivë evropiane u bë lëndë e dyshimeve. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për thellësinë dhe ndjeshmërinë e çështjeve që duhet të zgjidhen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Gjatë kryesimit francez e Këshillin e Bashkimit Evropian, si dhe gjatë kryesimit gjerman, portugez dhe slloven, nuk i kurseva përpjekjet për t’u gjetur zgjidhja e cila do t’i respektojë interesat dhe dinjitetin e të dyja palëve”, thuhet në porosinë e Makronit.

Në Bullgari, projekt-marrëveshja ishte lëndë e debatit intensiv. por, në fund, porositi Makron, Kuvendi bullgar diti ta ndërmarrë përgjegjësinë, me votim të gjerë dhe mbipartiak.

Story i mëparshëm

MPB: Kallëzime penale ndaj 12 protestuesve

Story i radhës

Kovaçevski: Ashpër i dënojë ngjarjet e mbrëmsme të cilat për fat të mirë nuk rezultuan me fatalitet për qytetarët

Të fundit nga