Kovaçevski: Anëtarësimi në Aleancë është shumë më tepër se siguri e garantuar dhe mbrojtje e qytetarëve tanë

March 27, 2022
1 minut lexim

Para saktë dy vjetësh realizuam një nga qëllimet tona strategjike të vendosura që nga pavarësimi i shtetit – anëtarësimin në NATO, shkroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas Kovaçevskit, të jesh pjesë e NATO-s do të thotë përmbushje e të gjitha standardeve civilizuese.

“Dy vite më vonë, në jehonën e krizës më të madhe ushtarake dhe ekonomike pas Luftës së dytë botërore, e shohim drejtësinë e këtij vendimi. Në këto kohë të trazuara, kur e tërë bota kujdeset për të ardhmen dhe sigurinë, Maqedonia e Veriut është pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake politike e cila e garanton integritetin tonë territorial dhe sigurinë”, kumtoi Kovaçevski.

Anëtarësimi në Aleancë, siç ceket, është shumë më tepër se siguri e garantuar dhe mbrojtje e qytetarëve tanë.

“Të jesh pjesë e NATO-s do të thotë përmbushje e të gjitha standardeve të botës civilizuese si mbrojtja e të drejtave të njeriut, solidaritetit mes popujve dhe avancimit të demokracisë. Si anëtare e NATO-s do të vazhdojmë aktivisht të marrim pjesë në të gjitha aktivitetet e Aleancës dhe ta ndërtojmë aleancën me partnerët tanë. Ky përcaktim do të thotë zhvillim afatgjatë për vendin tonë dhe e ardhme e sigurt për fëmijët tanë”, thekson Kovaçevski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ASH mban Kongresin partiak

Story i radhës

Zbardhen detaje të reja nga zjarri në Komisariatin e Kamzës që i mori jetën 26-vjeçari/ Dëshmia e të plagosurit

Të fundit nga

ShkoLartë