kovacevski ageler deputetet duhet te tregojne sjellje shteterore 64de871389c4d

Kovaçevski-Ageler: Deputetët duhet të tregojnë sjellje shtetërore

August 17, 2023
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler, me të cilën ka biseduar për përkrahjen e SHBA-së për rrugën evropiane të vendit.

“Në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Aggeler, biseduam për mbështetjen e partnerit tonë strategjik SHBA-të për rrugën evropiane të vendit dhe hapat e ardhshëm, i cili është i përhershëm dhe i fuqishëm. Na presin vendime të guximshme dhe të vështira, të 120 deputetët duhet të tregojnë sjellje shtetërore, të jenë në lartësinë e detyrës dhe të marrin një vendim që do të mundësojë një të ardhme më të mirë, për brezat e ardhshëm, për ne, për fëmijët tanë. Deputetët janë në radhë të parë përfaqësues të qytetarëve dhe qytetarët duan të jetojnë në BE. Për hir të një standardi më të mirë jetese, për hir të sundimit më të mirë të ligjit, infrastrukturës më të mirë, shërbimeve më të mira për qytetarët, për hir të përparimit ekonomik, drejtësisë sociale, demokracisë supreme. Për një jetë më të mirë sipas standardeve europiane. Sepse duan që fëmijët e tyre të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. BE-ja është alternativa jonë e vetme”, shkruan Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.

MARKETING

RENT A CAR

ukraina nuk do ta zgjase marreveshjen me rusine per kalimin e gazit ne evrope 64de8617e1081
Story i mëparshëm

Ukraina nuk do ta zgjasë marrëveshjen me Rusinë për kalimin e gazit në Evropë

lekndreaj operohet do ti mungoje prishtines 64de8b3fb2321
Story i radhës

Lekndreaj operohet, do t’i mungojë Prishtinës 

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë