Kovaçeski i priti liderët e rajonit: Me Ballkanin e Hapur hapim perspektiva të reja për shtetet tona

June 7, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte së bashku me kolegët e tij nga Qeveria, në vilën “Biljana” në Ohër i ka pritur liderët e rajonit, të cilët nesër do të marrin pjesë në pjesën zyrtare të samitit “Ballkani i Hapur”.

Para fillimit të darkës punuse Kovaçevski u dëshiroi mirëseardhje kryeministrit shqiptar Edi Rama, e ka mirëpritur presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, duke theksuar se me nder të veçantë mirëpret Samitin, kushtuar të ardhmes së Nismës “Ballkani i Hapur”.

“E theksoj të ardhmen, sepse kemi dëshmuar se Ballkani i Hapur e lë pas të kaluarën. Në vend të mureve si dikur “Ballkani i Hapur” ndërton ura. Hap perspektiva të reja për vendet tona, popujt tanë, ekonomitë dhe shoqëritë tona”, tha Kovaçevski në fjalën e tij përshëndetëse para darkës së punës me kolegët nga rajoni.

Kovaçevski, siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, ka theksuar se nisma “Ballkani i Hapur” i fshin kufijtë mes popujve të vendeve të rajonit dhe përmes bashkëpunimit dhe lidhjes së ndërsjellë e realizon vizionin e  përbashkët për ndarjen e vlerave evropiane.

“Me Ballkanin e Hapur ndërlidhemi me një synim të qartë, të hapur dhe publik që popujt tanë t’i ndjejnë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të lehtësimit që ne ofrojmë. Me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama ramë dakord se evropianizimi dhe zbatimi i vlerave evropiane në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri nuk ka arsye për të pritur. Edhe një herë themi se ftesa për t’iu bashkuar nismës Ballkani i Hapur është e hapur për të gjitha vendet e rajonit. Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë me ne sonte dhe shpresoj se kjo nismë do të zgjerohet edhe më tej”, tha kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se ftesa për t’iu bashkuar nismës “Ballkani i Hapur” është e hapur për të gjitha vendet e rajonit.

Duke i uruar mirëseardhjen të ftuarve, kryeministri Kovaçevski uroi samit të suksesshëm dhe prosperues me ide të reja për zhvillim të rajonit dhe përfitime për të gjithë qytetarët.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zyrtari ukrainas: Forcat ukrainase janë të forta në Donbas, por kanë nevojë për mbështetje botërore

Story i radhës

Ja kandidatët për kryetar të degës së BDI-së në Tetovë

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë