Barcelona dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin francez Jules Kounde
Blaugrana ka bërë një tjetër goditje të madhe në treg, duke nënshkruar me njërin prej mbrojtësve më prespektiv në Europë për momentin, Jules Kounde.
Francezi besohet e ka nënshkruar kontratë katër vjeçare dhe lajmin ka arritur që ta konfirmojë për media gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
“Zyrtare dhe e konfirmuar! Jules Kounde i është bashkuar Barcelonës nga Sevilla me kontratë permanente”, ka shkruar ai.
“Barcelona dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për transferimin e Jules Olivier Kounde. Pritet që lojtari t’i kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën”, kanë konfirmuar të dyja klubet për gazetarin e njohur të transferove.
Koundes u kërkua edhe nga Chelsea, madje fillimisht u tha se do të kalojë të Blutë e Londrës, por aty reagoi Barcelona për të arritur që të marrë shërbimet e mbrojtësit të njohur francez.