Mbrojtësi francez ka arritur në aeroportin e Barcelonës para transferimit të tij te gjiganti i La Ligas.
Tanimë ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga klubi, pasi që mbrojtësi francez, Jules Kounde do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.
Kounde do t’i bashkohet Barcelonës nga skuadra e Sevillas për një shumë afro 60 milionë euro, të përfshira këtu edhe bonuset.
Tani, një foto e publikuar nga “BarcaUniversal” tregon se mbrojtësi francez veçse ka arritur në Barcelonë, ku edhe do të përfundojë testet mjekësore dhe më pas do të bëhet zyrtare transferimi i tij nga klubi.