FB IMG 1778668661166

Kostovski: Vazhdojmë ofensivën ndërtimore në Shkup-Veri, investime mbi 65 milionë denarë

May 13, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njofton se po vijon me intensitet të lartë ofensiva ndërtimore në zonën e Shkup-Verit, duke theksuar se projektet realizojnë drejtpërdrejt kërkesat e qytetarëve. Sipas tij, aktualisht është në zhvillim rikonstruksioni i rrugës “Boro Menkov”, ku njëri segment tashmë ka përfunduar, ndërsa puna po vazhdon në segmentin e dytë, duke përfshirë edhe trotuaret, shtigjet për këmbësorë dhe parkingjet paralele.

FB IMG 1778668671367

Në kuadër të ndërhyrjeve infrastrukturore, po realizohet edhe rikonstruksioni i të gjitha rrugëve hyrëse drejt ndërtesave në gjatësi mbi 2 mijë metra, duke përfshirë zonat përreth rrugëve “Boro Menkov”, “Kosturska”, “Lazo Moskov” dhe “Goce Stojçevski”. Paralelisht, është duke u rinovuar edhe fasada e shkollës fillore komunale “Petar Zdravkovski – Penko” në këtë lagje.

FB IMG 1778668687477

Kostovski paralajmëroi se së shpejti do të nisë edhe rikonstruksioni i rrugës “Kosturska”, së bashku me dy hapësira të mëdha parkimi dhe rrugët hyrëse, ndërsa për herë të parë do të ndërtohet edhe trotuar për lëvizje më të sigurt të qytetarëve.

Ai theksoi se vlera e përgjithshme e investimeve në këtë zonë kap shifrën mbi 65 milionë denarë, duke e cilësuar këtë si ofensivën më të madhe ndërtimore që po realizohet në Shkup-Veri.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ljupco nikollovski reagon pasi u thirr ne polici po e mbulojne paaftesine e tyre me nje rast te sajuar 6a044eb01a2e4
Lajmi i mëparshëm

Ljupço Nikollovski reagon pasi u thirr në polici: Po e mbulojnë paaftësinë e tyre me një rast të sajuar

hantavirusi turistet britanike te karantinuar ne milano rezultojne negative 6a0460a64c2cf
Lajmi i radhës

Hantavirusi/ Turistët britanikë të karantinuar në Milano rezultojnë negativë

Të fundit nga

ShkoLartë