Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka bërë të ditur se tre çerdhe të reja janë tashmë realitet në komunë. Sipas tij, objektet në Butel 1 dhe Butel 2 ndodhen në fazën përfundimtare të ndërtimit, ndërsa për çerdhen e re në Vizbeg janë siguruar mjetet financiare në bashkëpunim me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Kostovski theksoi se me funksionalizimin e këtyre tre çerdheve do të eliminohen plotësisht listat e pritjes për fëmijët e moshës parashkollore, duke u garantuar familjeve kushte moderne dhe kujdes cilësor për çdo fëmijë. Ai nënvizoi se investimet në infrastrukturën parashkollore janë investime për gjeneratat e reja dhe për të ardhmen e Komunës së Butelit.


