DARKO KOSTOVSKI

Kostovski: Nis ndërtimi i shtegut për këmbësorë dhe pastrimi i shtratit të lumit Serava në Butel 1

June 4, 2026
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar fillimin e aktiviteteve për ndërtimin e një shtegu për këmbësorë dhe pastrimin e shtratit të lumit Serava në Butel 1, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit.

Sipas njoftimit, pas më shumë se 20 vitesh, po realizohet një nga kërkesat më të mëdha të banorëve të kësaj zone. Projekti po zhvillohet me dinamikë të mirë dhe parasheh ndërtimin e një shtegu të ri me gjatësi prej 1590 metrash, vendosjen e ndriçimit të ri, ulëseve dhe rregullimin hortikulturor të hapësirës përreth.

Po ashtu, në kuadër të projektit janë planifikuar edhe kënde të reja për fëmijë, duke e shndërruar zonën në një hapësirë më funksionale për rekreacion dhe sport.

Nga komuna theksohet se investimet e përbashkëta me Qytetin e Shkupit po vazhdojnë me qëllim krijimin e kushteve më të mira për jetesë dhe aktivitete rekreative për të gjithë qytetarët.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

20260604 111724 1
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Panairi i parë i librit shqip në Shkup do të bëhet traditë e përhershme kulturore (VIDEO)

ne 27 vjetorin e clirimit kerkohet trajtim me i thelle shkencor i historise se rezistences shqiptare 6a21663a5e1ad
Lajmi i radhës

Në 27-vjetorin e çlirimit, kërkohet trajtim më i thellë shkencor i historisë së rezistencës shqiptare

Të fundit nga

Kapen në doganë mbi 3 mijë gjilpëra për tatuazh

Në pikën kufitare Bllatë është parandaluar një tentativë për kontrabandimin e mbi 3 mijë gjilpërave dhe pajisjeve të tjera për tatuazh, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, zyrtarët doganorë gjatë

Kapen në doganë mbi 3 mijë gjilpëra për tatuazh

Në pikën kufitare Bllatë është parandaluar një tentativë për kontrabandimin e mbi 3 mijë gjilpërave dhe pajisjeve të tjera për tatuazh, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, zyrtarët doganorë gjatë
ShkoLartë