kostadinovski besimi te drejtesia eshte ne piken me te ulet nevojiten ndryshime rrenjesore 6aaadc2cdeefb

Kostadinovski: Besimi te drejtësia është në pikën më të ulët, nevojiten ndryshime rrënjësore

September 16, 2026
1 minut lexim
bes

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka deklaruar se besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe në institucionet shtetërore është në nivelin më të ulët historik.

Sipas tij, për rikthimin e besimit nevojiten hapa të guximshëm, ndërsa përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo kolektive.

Kostadinovski theksoi se rastet e veçanta nuk duhet të përdoren për të krijuar një perceptim negativ për të gjithë gjyqësorin.

“Një gjyqtar i korruptuar nuk mund të jetë argument se të gjithë gjyqtarët janë të korruptuar”, tha ai.

Si një prej mënyrave për rritjen e transparencës dhe rikthimin e besimit, Kostadinovski përmendi hapjen e Gjykatës Kushtetuese ndaj publikut, duke u dhënë qytetarëve mundësi të ndjekin drejtpërdrejt seancat dhe të dëgjojnë argumentet juridike mbi të cilat bazohen vendimet.

Deklarata u bë në kuadër të një konference ndërkombëtare në Ohër, kushtuar besimit në gjykatat kushtetuese.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim gashi zhvillon takim lamtumires me ambasadorin e kazakistanit 6aaadae4b5eb9
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi zhvillon takim lamtumirës me ambasadorin e Kazakistanit

Të fundit nga

Arrestohet Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Arrestohet pas tetë muajsh në arrati Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Eno Agasi
ShkoLartë