Ky festival është i pari, si dhe më i vjetri festival në botë kushtuar artit dhe dashurisë kundrejt kinematografisë. Në Manastir, në këtë festival, erdhën shumë emra të njohur, por edhe nga Manastiri u larguan shumë njerëz që më vonë u bënë të njohur, tha ministrja e Kulturës Bisera Stojçevska Kostadinovska në hapjen e edicionit të 43 të festivalit ndërkombëtar të filmit ” Vëllezërit Manaki” në Manastir.
-Dhe sonte, më kujtohen kujtimet nga fëmijëria kur me kureshtje të shfrenuar pritnim se cili yll do të vinte në qytetin tonë. Ndërsa erdhën shumë, me ardhjen e tyre sollën atmosferë festive në nder të Janakit dhe Millton Manaki- të parët në Ballkan, ndër të parët në Evropë. I tillë është Manastiri. Do ju mirëpres me zemër, do ju përcjellë me bekim dhe me shpresë se do të ktheheni. Sepse në Manastir lindi filmi i parë i Ballkanit, ndër të parët në Evropë, tha ministrja.
Kostadinovska-Stojçevska të shpërblyerit i uroi dhe në të njejtën kohë ju dëshiroi të mbeten „të fiksuar me dritën“ siç kanë qenë vëllezërit Manaki të cilët njerëzimiz u lanë regjistrime historike filmike dhe fotografike nga gjysma e parë dramatike e shekullit 20.
-Arti është gjithmonë lajm i bukur. Ndërsa këtë verë, si varg i perlave unike, janë të rreshtuara prestigjozet Vera e Ohrit, Vëllezërit Manaki dhe Mbëmjet Strugane të poezisë . Kjo rrjedhojë, me të gjithë shkëlqimin dhe nëpër të gjithë zhanret, na kujton rolin madhështorë të artit me të cilin jemi të nderuar, shtoi ajo.
Festivali Ndërkombëtar i Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki” është festivali i parë dhe më i vjetër i filmit botëror kushtuar krijimtarisë së kinematografëve botërorë. Filloi në vitin 1979 me iniciativën e njërit prej themeluesve kryesorë – Shoqatës së Kineastëve të Maqedonisë (e cila këtë vit shënon 65 vjetorin e saj), dhe në bashkëpunim me qytetin nikoqir të Manastirit dhe Kinematekën e Maqedonisë.
Është i themeluar në nder dhe si frymëzim nga krijimtaria e pasur fotografike dhe filmike e vëllezërve MANAKI: Janaki (1878-1954) dhe Milton (1880-1964), të cilit këtë vit festojnë edhe 135-vjetorin e lindjes. Me këtë u hodhën natyrshëm themelet e festivalit të ardhshëm, në qytetin poshtë Pelisterit, Qyteti i Konsujve – Manastir, ku vëllezërit Manaki kishin studio fotografike dhe kinema.
Në fillim ishte i konceptuar si takimet e Manakit, ndërsa më pas si festival i kamerave të filmit të kinematografëve ish-jugosllavë, festivali u rrit me potencial të madh dhe pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, shpallur më 8 shtator 1991, u shndërrua në Festivalin Ndërkombëtar të kinematografëve botërorë , filmat artistikë të të cilëve janë në garë për tre çmimet e festivalit: Kamera e Artë, Argjendtë dhe Bronztë 300.
Kështu, Manastiri u bë meka e drejtuesve më të mirë botërorë të fotografisë, duke zbuluar shumë talente të reja që sot konsiderohen si artistë më të mirë në fotografinë e filmit dhe kinestetikën, të dekoruar me çmime në festivalin tonë dhe njëkohësisht të kurorëzuar me famën e fituesve të çmimit Oskar që ndër vite shëtisnin rrugëve të Manastirit, që e konsiderojnë si folenë e tyre artistike.
Përveç bollëkut të fituesve të çmimeve nga Konkursi Zyrtar-KAMERA 300, festivali „Vëllezërit Manaki” krenohet edhe me KLUBIN E GJIGANTËVE, ku përfshihen mjeshtrat më të mëdhenj botërorë të kamerës së filmit/fotografisë, të cilët u bënë fitues të dy çmime të larta nderi: „Kamera e Artë 300″ për vepër jetësore dhe „Kamera Speciale e Artë 300 për kontribut të veçantë në artin filmik botëror”.
Nga viti 2013 është prezantuar çmimi „Yll i madh i filmit maqedonas”, që e ndan Shoqata e filmbërësve të Maqedonisë.