Kosovës i duhet një pushtet ligjor!

April 6, 2022
1 minut lexim

Nuk mund të konkludohet apriori se në tërësi e kemi një pushtet të kapur nga grupimet e ndryshme informale dhe kriminale. Natyrisht se probleme ka dhe ato çështje mund dhe duhet të rregullohet me ligje në mënyrë që pushteti shtetëror të bëhet tërësisht i lirë dhe ligjor.

Këtej ka probleme të ndryshme dhe shumë të vështira për tu kryer dhe vënë në pozitën e ligjit. I takon pushtetit shtetëror që të vepron me guxim dhe ndershmëri në drejtim të ndërtimit de-fakto të shtetit juridik. Kosovës i duhen disa ligje në mënyrë që organet e shtetit të funksionojnë dhe forcat kriminale të përgjigjen për veprimtari të dëmshme.

Nuk është këtu çështja e vetëm organeve të sistemit si prokuroria dhe gjykatat, por është në spikam i tërë pushteti shtetëror, si policia, administrata, firmat publike dhe shtetërore dhe deri te ekonomia private. Madje këtu e ka bazën i tërë veprimi kriminal, sepse këtu bëhet spastrimi i mjeteve dhe i kthehem njerëzve të ndryshëm Ligjet që duhet të nxirren janë të nduarduarshme.

Kosova ka bërë një punë të madhe në fushën legjislative. Megjithatë janë disa fusha ku nuk është rregulluar çështja fare. Këtu është fjala për këto ligje;

1. Ligji për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, 2. Ligji për lustracionin, 3. Ligji për VETTING, 4. Ligji për sigurimin social, pensionalo-invalidor dhe familiar, 5. Ligji mbi zgjedhjet dhe 6.Ligji mbi refrendumin. I përmenda disa fusha të cilat edhe rregullohet juridikisht me ligje dhe edhe krijohet mundësia për të përmirësuar pushtetin në mënyrë që të spastrohen organet nga elementet e dëmshme dhe shkelësit e ligjeve. Këtu kuptohet se do të ketë rezistencë.

Ajo do të vjenë nga politika, nga strukturat e ndryshme shoqërore dhe nga ekonomia private e shoqërore. Këta janë shfrytëzuesit e të mirave jo ligjore financiare dhe këtu duhet të vjenë rezistenca më e madhe. Dëshiroj që në fushën e tillë mos të ketë konflikte tjera, konflikte të natyrës fizike dhe kërcënime. Prej kësaj varet edhe guximi për të zhvilluar një fushat për spastrimin total të pushtetit nga dukuritë informale dhe të dëmshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Propaganda ruse: Skenat në Bucha – justifikim për sanksione

Story i radhës

Emoji-t vinë në Google Docs

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë