Kosovë, me votimin e disa projektligjeve dhe amendamenteve përfundon seanca parlamentare

July 13, 2023
min lexim

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme parlamentare e Kuvendit të Kosovës me një tjetër tensionim dhe shtyrje fizike midis deputetëve opozitarë dhe atyre në pushtet, raporton Anadolu.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë bllokuar foltoren më të filluar seanca derisa sollën edhe dy fotografi të mëdha, një të kryeministrit Albin Kurti dhe një të kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me hundë të zgjatur, si ilustrim i gënjeshtrës.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tentoi të shkonte te vendi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por u pengua nga deputetë të Vetëvendosjes të cilët më pas ndërmjet tyre u shtynë me njëri-tjetrin fizikisht.

Shumica parlamentare arriti me pengesa dhe vështirësi të krijuara nga opozita që t’i miratojë disa amendamente dhe projektligje gjatë kësaj seance.

Pas përplasjes së parë fizike më herët në Kuvend, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulm”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me incidentin, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në reagimin e saj pas incidentit tha se përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.

Osmani tha se Kuvendi është “gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike”, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve.

“Ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik. Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, theksoi Osmani.

Si erdhi deri te përleshja fizike në Kuvendin e Kosovës?

Fillimisht, deputetë të partisë më të madhe opozitare, PDK-së, por edhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kritikuan pushtetin për bashkëpunim me Listën Serbe, pas publikimit të një përgjimi telefonik që doli këtë javë midis shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, me ish-deputetin e Listës Serbe Slavko Simiq.

Pas fjalëve të deputetëve, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i dha të drejtën e fjalës kryeministrit Kurti i cili doli në foltoren ku u vendos pllakat me përshëndetjen “Zdravo”, e cila u përdor njëjtë në bisedën e Kusarit me Simiqin.

Derisa kryeministri Kurti po fliste, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e vendosi fotografinë e Kurtit me hundë të gjatë po ashtu në këtë foltore, ndërsa me një reagim të shpejtë, këtë fotografi e hoqi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Pas kësaj, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, doli te foltorja duke e spërkatur me ujë kryeministrin Kurti dhe zv/kryeministrin Bislimi, por si kundërpërgjigje edhe ai u godit me një shishe qelqi në fytyrë nga zv/kryeministri Bislimi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetëve nga të dyja palët, VV dhe PDK, të cilët dolën rreth foltores. Përplasja fizike zgjati më pak se një minutë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Autoritetet Amerikane hapin hetim ndaj OpenAI dhe ChatGPT

Story i radhës

Shenjat më të frikshme të zodiakut kur zemërohen!

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë