Kosovare Allani protagoniste në fitoren prej 15 golave të Suedisë ndaj Gjeorgjisë

April 7, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e femrave e Suedisë ka shënuar sot fitore kundër asaj të Gjeorgjisë, duke e shkatërruar këtë të fundit me gol-diferencë prej 15 golave.

Në ndeshjet që po zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e femrave “AUZN 2023”, Suedia e ka mposhtur sot me rezultat të thellë 15:0 Gjeorgjinë.

Nga 15 golat që u shënuan nga suedezet, dy sosh erdhën nga futbollistja me prejardhje kosovare, Kosovare Asllani, e cila shënon në minutat 76’ dhe 81’ për ta thelluar epërsinë e Suedisë.

Ndërkaq, me këtë fitore, Suedia e përforcon pozitën e parë në Grupin A me 18 pikë të arkëtuara, krahas Gjeorgjisë që gjendet në pozitën e fundit me asnjë pikë të tubuar pas pesë ndeshjeve.

Rezultati final i ndeshjes është 15:0.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lë mjekësinë për muzikën, këngëtari Bekim Ibrahimi: Gjithçka ka nisur me furkën e nënës

Story i radhës

Kovaçevski në takim me Edshtadler: Është koha e përkryer për fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në

Të fundit nga

ShkoLartë