Kombëtarja U22 e Kosovës, meshkujt, ka zhvilluar stërvitjen e parafundit, para ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian të cilat fillojnë nga nesër.
Kontigjenti i volejbollistëve, bashkë me stafin teknik, kanë punuar intensivisht në kampin në Therandë, para se të udhëtonin drejt Istogut, ku sonte kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes hapëse.
Kosova aventurën e kualifikueseve të këtij Evropiani, të cilat zënë vend në Istog, e fillon me ndeshjen kundër Hungarisë, nesër, me fillim nga ora 20:00, për të vazhduar me përballjen kundër Polonisë, një ditë më vonë, po ashtu me fillim nga ora 20:00.
Të gjitha takimet luhen në Palestrën e Qytetit në Istog. Kujtojmë se Kosova U22 do të zhvillojë stërvitjen e fundit nesër në mëngjes, disa orë para ndeshjes.