Afrim Gashi porosi Degës së Tetovës: Alternativa është unike, e palëkundur dhe e përkushtuar për të formuar frontin opozitar

“Mbështetje e parezervë nga të gjitha degët për politikat e partisë”, kështu nis njoftimi i partisë opozitare Alternativa, për takimin e sotëm në Shkup, i cili vjen pasi ditë më parë dega në Tetovë publikisht shprehu pakënaqësitë dhe vërejtjet nga udhëheqësia e partisë në përmbushjen e detyrave partiake që nga mbajtja e kongresit të fundit, transmeton TV21.

Mbledhja e sotme në Shkup është thirrur nga kryetari i partisë, Afrim Gashi, ndërsa në të ishin të pranishëm edhe nënkryetarët, Bekim Sali dhe Admirim Aliti, si dhe sekretari organizativ, Bashkim Murtezi.

“Fillimisht, kryetari Gashi i njoftoi kryetarët e degëve të Alternativës me aktualitetin politik dhe pozicionin e Alternativës kundrejt ndryshimeve kushtetuese, dhe procesit eurointegrues dhe mundësisë për zgjedhje, ndërsa në veçanti u ndal në pjesën e bashkëpunimit tashmë të ngritur me Lëvizjen Besa dhe lëvizjen e re politike që ka dalë nga BDI-ja. Në këtë kontekst, kryetarët e degëve shprehën interes për modalitetet e këtij bashkëpunimi, ndërsa të gjithë njëzëri i dhanë mbështetje kryetarit Afrim Gashi dhe organeve drejtuese të partisë në politikat partiake që zhvillohen në ngjeshjen e koalicionit opozitar, por edhe në drejtim të avancimit të programit politik të Alternativës, të të drejtave etnike shqiptare, integrimit në BE dhe veçmas luftës kundër korrupsionit. Në të vërtetë, bërthama kryesore e secilës organizatë politike është struktura organizative e saj me në krye kryetarët e degëve. Duke e zhvilluar këtë takim, Alternativa edhe njëherë dëshmoi se është unike, e palëkundur dhe e përkushtuar për ta vazhduar rrugëtimin e saj drejt krijimit të frontit të madh opozitar, duke synuar kështu ndryshimin e madh e të shumëpritur në kampin politik shqiptar. Fitorja në zgjedhjet e ardhme do të jetë në të mirë të të gjithë shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve tjerë në vend”, thuhet mes tjerash në kumtesën e AAA-së.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Kosova U22 mbyll stërvitjen e parafundit, para kualifikueseve të Evropianit

Story i radhës

Flet avokati i PDK-së: Ja pse duhet të anulohet senanca e 13 korrikut

Të fundit nga