Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Z`dezele” mes Kombëtares së Sllovenisë dhe asaj të Kosovës për grupmoshat U21, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Evropianit Euro 2023 U21.
Pas plot 90’ minutave të zhvilluara, “Dardanët” e rinj kanë barazuar pa gola, respektivisht 0:0, si mysafirë me Slloveninë.
Përgjatë tërë ndeshjes të dy palët kishin rastet e tyre për të shënuar gol, por që portierët ishin në nivelin e tyre duke mbajtur portat e paprekura, dhe duke iu siguruar kombëtareve të tyre nga një pikë.
Ndërkaq, barazimi i sotëm ishte i dyti për Kosovën kundër Sllovenisë brenda katër ditëve.
Me pikët e reja, Kosova vazhdon qëndrimin në pozitën e pestë në Grupin G me gjithsej tetë pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm Sllovenisë, që zë vendin e tretë në tabelë me 10 pikë të tubuara.
Rezultati final i ndeshjes është 0:0.