Kosova U19, femrat mbyll aventurën në Kampionatin Ballkanik

July 13, 2023
1 minut lexim

Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, ka përfunduar aventurën në Kampionatin Ballkanik për grupmoshën nën 19-vjeç, ndërsa zhvilloi tri përballje në Sofje të Bullgarisë, aty ku zuri vend gara.

Në përballjen e fundit, vashat “Dardane” u ndeshën me Rumaninë, e cila gëzon një ekip tejet të talentuar volejbollistesh.

Kosova pësoi disfatë me rezultat 0-3 (22-25, 14-25, 25-27), duke treguar paraqitje të mirë në momente të caktuara, sidomos në setin e parë dhe të tretë.

Kontigjenti i volejbollisteve së bashku me stafin teknik do të kthehen në Kosovë, ku do të përgatiten dhe do të mendojnë për garat e ardhshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sacchi flet për sezonin e ri, lavdëron Interin

Story i radhës

Putin sinjalizon pezullimin e marrëveshjes së drithërave

Të fundit nga

ShkoLartë