Kosova U17 merr pjesë në kualifikimet e Evropianit 2023 

min lexim

16 tetor, 2022 – Kombëtarja e Kosovës U17 (vajzat) do të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023, ku bën pjesë në Grupin 3 të Ligës B, së bashku me Shqipërinë, Moldavinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 18 deri më 24 tetor në Elbasan dhe në Rrogozhinë.

Ndeshjen e parë vajzat e drejtuara nga Sanije Krasniqi do ta luajnë kundër Moldavisë, të martën, në orën 12:00 në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Tri ditë më vonë do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin stadium, derisa ndeshjen e fundit e zhvillojnë kundër Shqipërisë, më 24 tetor, në “Elbasan Arena”, në Elbasan, në orën 14:30.

Për këto kualifikime përzgjedhësja Sanije Krasniqi ka grumbulluar 20 futbolliste, prej të cilave vetëm një aktivizohet jashtë vendit.

Lista e futbollisteve
Djellza Memeti – KFF EPCOM
Rajmonda Spahiu – KFF Mitrovica
Xheneta Krasniqi – KFF Malisheva
Ariola Morina – KFF Malisheva
Agnesa Aliu – KFF 16 Qershori
Lauresa Tahiri – KFF Vizioni
Rita Feka – KFF Mitrovica
Besjana Zogaj – KFF Dukagjini
Sahare Berisha – KFF Kosova VR
Albina Gegaj – KFF Feronikeli
Flakresa Gerbeshi – KFF Intelektualet
Liza Hoxha – KFF Bazeli 2015
Shenarta Bela – KFF Bazeli 2015
Aurora Mulliqi – KFF Llapi
Elona Paci – SG 99 Andernach
Alba Shabani – KFF Presingu
Bardha Mahmuti – KFF Intelektualet
Elta Miftari – KFF Istogu
Erjona Mehmeti – KFF Ferizaj
Almira Mehmeti – KFF Ardhmëria

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Burri nga Miçigani mendoi se çmimi i lotarisë prej mbi 100 mijë eurove që ai kishte fituar ishte një shaka

Story i radhës

Vendim skandaloz: Agonisin nuk e vrau veç Shabani, por edhe shteti!

Të fundit nga