Kosova t’i vë para ligjit tradhtarët, keqqeverisësit dhe të korruptuarit

February 12, 2022
min lexim

Zoti i Madhërishëm tradhtarëve dhe keqbërësve në këtë jetë, fillimisht ua merr fytyrën dhe i turpëron, pastaj ua shkakton vuajtjet individuale e familjare gjersa ua merr edhe shpirtin, ndërsa në jetën e përtejme ua cakton xhehenemin. Nga kjo nuk ka shpëtim.

Opozita e sotme në Kosovë është e zeza e kobshme e Kosovës dhe e popullit të shumëvuajtur të Kosovës.

Opozita e sotme në Kosovë natën të vret e ditën të qan. Opozita e sotme në Kosovës kur ishte në pushtet në Kosovën e  lire dhe të pavaru, lavdinë e zëvendësoi me tradhtinë.

Opozita e sotme në Kosovë si dje edhe sot në vazhdimësi po ia ngul Kosovës thikën në shpinë, tradhtinë, brenda me vllavrasje për pushtet, hajni e korrupsion, ndërsa jashtë duke thurur plane me armiqtë e Kosovës për copëtimin e Kosovës. 

Oj opozitë e sotme në Kosovë fajin ta kërkoni vetëm te morali dhe karakteri i juaj mjerran. Fajin ta kërkoni vetëm te tradhtia, hajnia dhe korrupsioni i juaj që u bëri milionerë të pasluftës.

Oj opozitë e sotme në Kosovë, tradhtia, hajnia dhe korrupsioni vendin e kanë para ligjit dhe prapa grilave.

Kryeministri Albin Kurti është lideri dhe nderi i Kosovës. Ai nuk i ka bërë asnjë tradhti apo të keqe Kosovës. 

Albin Kurti nuk ka bërë vllavrasje të kundështarëve politikë  në Kosovë. 

Albin Kurti nuk Ia  ka vjedhur asnjë qindarkë Kosovës. Albin Kurti nuk ka mbi shpinë asnjë aferë korruptive dhe nuk është milioner i Kosovës.

Albin Kurti i vuajti dënimet me burg në burgjet e ish Jugosllavisë dhe i përjetoi vrazhdësinë dhe persekutimet e burgjeve  serbe, sepse e kërkonte lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Albin kurti edhe pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, kur ishte në krye të protestave  kundër shantazheve të Serbisë kriminale, tërhiqej zvarrë dhe burgosej nga policia e qeverive të pasluftës në Kosovën e lirë e të pavarur. 

Vllavrasja e kundërshtarëve politik, tradhtia, keqeverisja, pasurimi i jashtëligjshëm dhe korrupsioni, nuk  mund të mbulohen kurrën e kurrës duke e kritikkuar Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, e cila është qeveria më e pastër që ka patur Kosova në 21 vitet e kaluara në liri dhe pavarësi.

As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli dhe as të burgourit e tjerë në Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, nuk i demantuan asnjëherë akuzat për të cilat akuzohen.

Partitë e sotme opozitare në Kosovë, PDK, LDK, AAK, Nisma dhe AKR, në vend që të distancohen nga keqbërësit në radhët e tyre që e tradhtuan dhe e dëmtuan Kosovën brenda dhe jashtë saj, që deshin ta copëtojnë Kosovën në favor të Serbisë kriminale.

Opozita e sotme në Kosovë, në vend që t’i përjashtojë nga radhët e tyre udhëheqësit keqbërës të  Kosovës dhe të pastrohet e reformohe, ajo vënë në mbrojtje dhe po mundohen t’i mbulojnë tradhtarët dhe keqbërësit e Kosovës. 

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin të shkathët që para vajtjes së tyre në Hagë t’i hapin edhe Fondacionet  në Kosovë për të kërkuar para nga populli, për t’i paguar avokatët e tyre të shumtë e të shtrenjtë që i kanë angazhuar për veprat e tyre individuale për vllavrasje politike.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët nuk ndodhen në Hagë për shkak të shtetit të Kosovës, por për shkak të keqbërjeve  të tyre personale.

Të sipërpërmendurit të akuzuar në Hagë, për avokatët e tyre të shumtë dhe të shtrenjtë që I kanë angazhuar gëzojnë edhe ndihmën financiare prej 25 milionë euro, që Qeveria e Kosovës, përkatësisht taksapaguesit e Kosovës duhet t’I paguajnë për  avokatët dhe për familjarët e tyre që shkojnë për t’i vizituar në Hagë.

Këta të akuzuar të sipërpërmendur nuk i demantuan asnjëherë akuzat dhe shkrimet e botuara në media për qeverisje të papërgjegjshme, për korrupsion dhe pasurim të Jshtëligjshëm milionësh gjatë  qeverisjes së tyre. 

Janë publikuar shumë afera për keqqeverisje dhe korrupsion në 22 vitet e Kosovës në liri dhee pavarësi.

Ka ardhur koha që Ministria e Drejtësisë urgjentisht duhet ta mobilizojë dhe vë në veprim prokurorinë dhe gjyqësinë për t’I vënë sa më parë para ligjit tradhtarët, keqpërdoruesit e detyrës detyres, keqqeverisësit dhe të pasuruarit në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokuroria në Kosovë duhet të fillojë që nga Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj,  Behgjet Pacolli, Edita Tahiri, Skender Hyseni, Avdullah Hoti, e duke përfunduar me Vlora Çitakun e Ramë Bujën.

Vlora Çitaku, ish ambasadoren e Kosovës në SHBA, të cilën e akuzoi Sabina Çudiq, politikania e Bosnjë e Hercegovinës në SHBA, se me urdhër të Hashim Thaçit, dhe në bashkëpunim me Mathew Palmeri, Ricard Grenellin, Edi Ramën dhe Aleksdandër Vuçiqin, kishin përgatitur planin  ogurzi për ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë kriminale.

Vlora Çitaku dhe mbashkëmensimtarët dhe bashkëveprimtarët e saj s’kanë të ndalur me komplote kundër Kosovës, sepse në damarët e tyre rrjedh vetëm gjak tradhtie, dhe këtë e ndalon vetëm venia para ligjit dhe drejtësisë në Kosovë.

Kosovës nuk i nevojitet kjo opozitë e sotme dyfytyrëshe që derdh lot ktokodili për ta mashtruar popullin, opozitë e cila kur ishte në pushtet e katandisi Kosovën në të gjitha sferat e jetes.

Kosovës i nevojitet një opozitë e pastruar, e reformuar, konstruktive dhe dobiprurëse,  dhe jo si kjo e sotmja demagoge dhe mashtruese.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Lëre fushatën“, Berisha “komedi” në Shkodër, thirrje kandidatit të Bashës: Mos u bëj shoku Xhemal

Story i radhës

‘Të q*** bota vajzat. Shkatërrove një çift’/ Pas asaj që tha për Triksën, shokohet aktori dhe merr vendimin drastik

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë