Kosova të insistoi për anëtarësim në NATO të parashtrohet edhe kërkesa formale

March 31, 2022
min lexim

Bashkësia ndërkombëtare, tani, po ballafaqohet me ngjarje, te cilat, mund të përshkallzohen edhe në eskalimin e luftës me dimensione botërore. Ajo që Rusia bën kundër Ukrainës, mund të krahasohen me ofenzivat te cilat dikur I ndërmerrte Hitleri. Në fakt, nëse e okupon Ukrainën, Rusia nuk do ndalet. Në anën tjeter, aleati më i afërt i Rusisë, Serbia, te cilat un i quaj nënë e bij, rrin në nji këmbë që edhe ajo të eskaloi kundër fqinjëve të vet. 

Aleanca NATO, është faktori i vetëm i cili mund t’ia del në skaj, kundër agresorëve të ndryshëm, por, në agjenden e aleancës, qëndron rregulla apo norma, e cila parasheh mbrojtjen e shteteve anëtare. Ndaj, Kosova, duhet të parashtroi, oficialisht, kërkesen për anëtarësim dhe, të zhvillon aktivitetet e duhura ushtarako-diplomatike. 

E shiqova historinë dhe normativitetin e Aleancës, madje edhe e diskutova shkurtazi me mikun tim personal – senatorin e shtetit tim. Kur bëhet fjalë për Kosovën, sëpari flitet për faktin se, katēr shtete, anētare të aleancēs – Greqia, Rumunia, Spanja dhe Sllovakia, nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe flitet për faktin se Kosova, akoma, nuk është anëtarësuar në OKB. Megjithatë, këto dy fakte, më shumë janë kushte parimore se sa vendimtare. Shtetet të cilat nuk e kanë pranuar Kosoves, nuk mund t’i bëjnë rezistencë Aleancës me rastin e marrjes së vendimit për pranimin e Kosovës ndërsa, as fakti u mosanëtarësimit në OKB, nuk do të qon donji peshë, veçanërisht, nga fakti se pranimit të Kosoves në OKB duhet t’i paraprij vendimi i Këshillit të sigurimit, në të cilin veprojnë, përveç tjerësh edhe Rusia edhe Kina, te cilat, me të drejten e vetos, e pengojnë anëtarësimin e Kosovës. Këto gjëra, nuk janë të panjohura për Aleancën dhe, nuk e penguan anëtarësimin e Kosovës në Aleancë. 

Mjerisht, edhe pas 14 viteve të pavarsisë, sovraniteti I Kosoves, nuk shtrihet edhe ne pjesen veriore. Ndaj, në veri, ndodh çdo gjë, jashtë kornizave kushtetutare dhe legjislacionit. Aty shtrihet dora dhe veprimi i Serbisë dhe, nuk egziston siguria se, nji ditë, në mos tjeter, me ndihmen e Serbis, Veriu do përpiqet për shkëputje nga Kosova….. dhe, konflikti është I paevitueshëm. 

Prandaj, në këtë sferë, duhet të zhvillohet njē aktivitet urgjent dhe i pandalshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Premtimet e ‘rrejshme’ të Rusisë, granatimet dhe sulmet me raketa nuk ndalen

Story i radhës

Dita e mirë nis në mëngjes, por jo për të gjitha shenjat njësoj

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë