Kosova synon medalje në Kampionatin Ballkanik 

Kombëtarja e Kosovës synon medalje në Kampionatin Ballkanik U-18 në atletikë, që do të mbahet nesër në Tivar të Malit të Zi.

Atletët janë mirë të përgatitur dhe në secilën disiplinë, qoftë vrapuese qoftë teknike, kërkojnë më të mirën.

Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës, beson e shpreson në paraqitje sa më të mirë dhe të kthehen me rezultate dinjitoze nga Tivari. 

“Federata Atletike e Kosovës me atletët Junior (U-18) do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Atletikës me  tetë atlet, 6 meshkuj dhe 2 femra.

Atletët tanë që do e përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik janë: Olti Bytyqi në disiplinën 800 metra, Ezan Kryeziu në disiplinën 800 metra, Enis Bytyqi (400 metra), Emine Januzi (100 metra), Delvinë Hajdari (100 metra), Albian Kuqi (hedhja e gjyles), Amel Abazoviq (hedhja e diskut) dhe Ibush Ademi (kërcim së gjati), njofton Federata e Atletikës së Kosovës.
.
Ekipi i Kosovës është në përbërje të kryetarit Halil Sylejmani,  udhëheqësi i ekipit Adrian Mazreku, trajnerët: Kadri Shala dhe Faik Baliq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrëfimi tronditës: Si i zura të zhveshur burrin tim dhe motrën time, sapo kishin bërë…

Story i radhës

Universiteti i Tetovës promovoi gjeneratën e absolventëve të vitit akademik 2021/2022

Të fundit nga