Kombëtarja e Kosovës në futboll për grupmoshat U21, lehtë dhe bindshëm e ka mposhtur Andorrën.
‘Dardanët’ e rinj mund në udhëtim Andorrën, me rezultat 3:0, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Futbollistët e Kombëtares sonë, gjatë terë ndeshje ishin ekipi më i mirë në terren, derisa golat e fitores i shënuan Valmir Veliu (11’), Leard Sadriu (52’) dhe Kreshnik Krasniqi (54’).
Kosova pas kësaj fitore, renditet e treta me 11 pikë të grumbulluara, kurse, Andorra është e fundit me asnjë pikë.