Kosova po përgatitet për sfidat e qershorit

May 27, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot ka mbajtur stërvitjen e parë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ në muajin qershor, do të zhvillojnë katër ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giress, sot në orën 10:30, ka zhvilluar stërvitjen e parë në Hajvali, derisa stërvitja e dytë do të mbahet sot pasdite në orën 17:30, në të njëjtin vend.

Stërvitja e parë, ka shkuar mirë dhe në një atmosferë premtuese për duelet e muajit qershor.

Kosova ndeshjen e parë e luan në udhëtim tek Qipro me 2 qershor. Kombëtarja jonë me 5 qershor në ‘Fadil Vokrri’ i bën ‘konak’ Greqisë. Pesë ditë më vonë sërish në Prishtinë, Kosova përballet me Irlandën, kurse, ndeshjen e fundit të muajit qershor, Kosova e luan në udhëtim tek Greqia.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ka kapur Gjykatën e Lartë”/ Berisha: Denoncoj vendimin e fundit të Ramës, përvetëson pronat e shqiptarëve

Story i radhës

Tragjike/ Vdesin babë e bir gjatë një përleshjeje në një familje, në veri të Mitrovicës – i dyshuari arrestohet nga policia

Të fundit nga

ShkoLartë