Kosova po përballet me krizën e instaluar politike!…

min lexim

Nuk ka dyshim se situata e krijuar në prag të vitit të ri shkollor ishte agjendë e sinkronizuar e partive opozitare, e shërbimeve partiake dhe e të ashtuquajtura grupe sindikaliste me qëllim të krijimit të kaosit në Kosovë. Kjo më së miri u vërtetua sot kur grupi i ashtuquajtur “sindikalist” {revolucionarë?!} në krye me Rrahman Jasharin i takoj miqtë e vjetër të opozitës partiake duke marr bekimin nga kryetaret e tri partive opozitare për të vazhduar grevën e punëtoreve të arsimit duke i lënë jashtë procesit mësimor afër 70 mijë nxënës të Kosovës.

Kjo ndodhi është e pafalshme dhe shume shqetësuese se, institucioneve e shtetit po atakohen përmes mënyrave më të ndryshme të sabotimit dhe të konspiracionit me pasoja të pa parashikueshme. Nuk mund ta kuptojmë indiferencën dhe neglizhencën e prindërve dhe qytetareve fëmijët e të cilëve kanë mbetur në shtëpitë e tyre në vend që të ishin në bankat shkollore. Qfarë sindikatash janë këto improvizime, të rrejshme dhe fallco të cilat derdhin lot krokodili kinse për interesat e punëtoreve.

Çfarë kuptimi dhe logjike ka pozita e Rrahman Jasharit me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të cilët që nga paslufta luajnë me ndjenjat e nxënësve dhe të prindërve duke shkaktuar dëme të njëpasnjëshme të procesit mësimor dhe normalizimit të jetës në institucionet ne arsim. Shtrohet pyetja ku janë këshillat e prindërve, ku janë pedagogët dhe psikologët e arsimit, ku janë mësuesit de profesorët që vetës i thojn edukator e më shumë?!… Nuk ka dyshim se kjo që po ndodh këto ditë në organizimin e grevave dhe bojkotimin e mësimit është agjendë puro politike e koordinuar me klanet dhe liderët e partive politike në opozitë.

Rrahman Jashari në vend që të përgjigjet për veprimet e tija ai po përkëdhelet dhe po përkrahet nga njerëzit e politikës të cilët po dëshmojnë se nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet për ndërtimin e shtetit. Këta matrapaz të cilët me vite kanë krijuar kaos në Institucionet e Arsimit sa më parë duhet të dalin para drejtësisë për të dhënë llogari për qindra mija ore te humbura. Këta janë përgjegjësitë kryesor bashkë me partitë të cilat ishin në krye të institucioneve të Kosovës për nivelin e ulët të cilësisë në institucionet e Arsimit të Kosovës.

Sot Kosova radhitet në grafikonin e fundit të nivelit më të ulët të cilësisë në arsimimin dhe edukimin shkollor. Këto janë përfitimet që ua solli politika nëpërmes të ashtuquajtura sindikata të cilat kanë kaluar të gjitha normat ligjore dhe Kushtetuese duke e bllokuar jetën institucionale në Republikën e Kosovës. Prandaj është koha e fundit që ndërgjegjja e qytetareve të zgjohet nga memoria në mënyrë që ti ndalet hovi kësaj të keqeje e cila po qon ujë në mullirin e armikut duke e bllokuar punën dhe jetën normale të qytetareve të Kosovës. Kjo duhet te behet sa më parë derisa nuk është bërë vonë!…

Story i mëparshëm

Nga e hëna deri të mërkurën regjim kohor në trafikun në aksin rrugor Mavrovë-Dibër

Story i radhës

Rusia: SHBA nuk ka dhënë viza për vizitën e Lavrov në Kombet e Bashkuara

Të fundit nga