​Kosova përfundon me sukses edhe stërvitjen e dytë në Kampin Nacional në Hajvali

May 27, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës në krye me trajnerin, Alain Giresse, ka mbajtur edhe seancën e dytë stërvitore sot në Kampin Nacional në Hajvali.

Të dy seancat stërvitore që u zhvilluan sot janë në kuadër të përgatitjeve për katër ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme këto për Ligën e Kombeve, përcjell KosovaPress.

Edhe kjo stërvitje, njëjtë sikurse ajo e mëngjesit të sotëm, u karakterizua kryesisht me ushtrime fizike, vrapime të lehta dhe lojë individuale me top.

Po ashtu, te “Dardanët” u vërejt një disponim i mirë para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Kosova ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve drejt kësaj gare, do ta zhvillojë si mysafire e Qipros më 2 qershor, kurse, tri ditë më vonë pret në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kombëtaren e Greqisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSM në pritje të ftesës së qeverisë për rrogat

Story i radhës

Aurela Gaçe sqaron keqkuptimet në media dhe flet për gjendjen shëndetësore

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë