Kosova për rezultat pozitivë në Belfast

1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte përballet me Irlandën Veriore, në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ mbrëmë në Belfast, kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me irlandezët.

Dueli mes Irlandës dhe Kombëtares sonë, është i rëndësishëm për të dy skuadrat në garën për të kapur vendin e dytë.

Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duelin e sontem. 

Kujtojmë se ndeshja e parë në mes këtyre dy kombëtareve, e luajtur në “Fadil Vokrri”, përfundoi me fitoren Kosovës, me rezultat 3-2.

Kombëtarja jonë edhe në duelin e sontem synon fitore, derisa tri ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’ e pret Qipron, që është sfida e fundit e këtij cikli garues në Ligë e Kombeve për këtë vit.

Ndeshja Irlanda Veriore-Kosova nis në orën 18:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Petrovska: Çdo pëllëmbë e vendit tonë është nën mbrojtjen e NATO-s

Story i radhës

“A e ke tradhtuar Mozzikun dhe s’e lë të takojë vajzën? Përgjigjet Loredana pas këngës!

Të fundit nga