Kosova në 21 vitet e kaluara ka lënë një drejtësi, prokurori dhe gjyqësi mjerane, të shitur e të kapur nga shteti e pushteti.
Drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia në Kosovë në 21 vitet e Kosovës në liri e pavarësi dëshmoi se, e ka harruat vetëveten, e ka harruar etikën dhe përgjegjësinë e profesionit, e ka harruar kombin, fenë dhe atdhenë, e ka harruar edhe Zotin e Madhërishëm, i cili i ndjek dhe i dinë tërë padrejtësitë që drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia ia kanë shkaktuar Kosovës, dhe se do tu hakmerret në këtë jetë dhe në jetën e përtejme.
O drejtësi, prokurori dhe gjyqësi e Kosovës, a e keni pyetur ndonjëherë veten se, që nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale kaluan më shumë se 23 vite, e ju po silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Në këtë agresion gjenocidal në Kosovë, po jua rikujtoj që të vetëdijësoheni se, ushtarët, policia dhe paramilitarët e Serbisë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, e ju zonja e zotërinj të drejtësisë, të prokurorisë dhe të gjyqësisë të Kosovës, i mbyllët sytë e veshët pët të kaluar kaq shumë kohë e për të mos i ndjekur dhe vënë para ligjit kriminelët e Serbisë kriminale.
Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal në Kosovë kreu 400 masakra, vrau 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumsht në gjoksin e nënës.
Esat Shala ka deklaruar publikisht se me shokët e tij i kanë inçizuar të gjitha këto masakra në 2000 kaseta e CD, për të cilat Serbia kriminale i ka ofruar 2 milionë euro dhe po e kërcënon jetën e tij, e ju zonja e zotërinj të drejtësisë, prokurorisë dhe të gjyqësisë të Kosovës, i mbyllët sytë e veshët për të kaluar kaq shumë kohë e për të mos i ndjekur dhe vënë para ligjit kriminelët e Serbisë kriminale.
Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal në Kosovë, dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë motra tona autoktone shqiptare, duke ua ndërprerë dhe shuar gëzimin dhe lumturinë e jetës, e ju zonja e zotërinj të drejtësisë, prokurorisë dhe të gjyqësisë së Kosovës, i mbyllët sytë e veshët për të kaluar kaq shumë kohë e për të mos i ndjekur e vënë para ligjit kriminelët e Serbisë kriminale.
Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal në Kosovë rrëmbeu 1643 shqiptarë autoktonë meshkuj e femra, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, e ju zonja e zotërinj të drejtësisë, të prokurorisë dhe të gjyqësisë të Kosovës, i mbyllët sytë e veshët për të kaluar kaq shumë kohë e për të mos i ndjekur e vënë para ligjit kriminelët e Serbisë kriminale.
Të ketë me mijëra fakte e dëshmi për tërë krimet e Serbisë kriminale në Kosovë, e t’i mbyllni sytë e veshët dhe të mos e kryeni punën me ndershmëri e përkushtim, do të thotë që e keni haram bukën dhe qumështin e nënave tuaja dhe të nënës Kosovë.
Drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia në Kosovë, është dashur moti t’i vë para ligjit tradhtarët e Kosovës, vëllavrasësit e kundërshtarëve politikë për pushtet, vrasësit e gazetarëve në Kosovë dhe milionerët e pasluftës në Kosovë të pasuruar me korrupsion e në mënyrë të jashtëligjdhme.
Është dashur moti t’i vë para ligjit Hashim Thaçin si ish kryeministër dhe ish president i Kosovës, për korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm milionësh.
Për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, që e kreu në dhjetë vitet e fundit, duke u bërë patericë e Aleksandër Vuçiqit në dëm të Kosovës.
Drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia në Kosovë, është dashur moti ta vë para ligjit edhe Isa Mustafën, ish kryeministrin e Kosovës, për korrupsion dhe për dialogun Kosovë- Serbi, në të cilin e nënshkruajti marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, marrëveshje që është shumë e rrezikshme dhe që e cënon sovranitetin e Kosovës.
Drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia në Kosovë, është dashur moti që ta vë para ligjit Ramush Haradinajn, ish kryeministrin e Kosovës, i cili nëpërmjet mediave në vazhdimësi e me fakte akuzohet për korrupsion, pasurim të jashtëligjshëm dhe për faljen e Malit të Zi të 8 mijë e 200 hektarëve bjeshkë të Kosovës në Çakorr, Kullë e Zhleb.
Drejtësia prokuroria dhe gjyqësia e Kosovës, është dashur që ta vë para ligjit Hashim Thaçin, i cili në bashkëpunuim me kriminelin Alkesandër Vuçiq dhe me tradhtarët Edi Ramën e Vlora Çitakun, në bashkëveprim me pro serbët Matheë Palmer dhe Richard Grenell, hartuan planin për copëtimin e Kosovës, i cili fatmirësisht nuk u realizua.
Drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia në Kosovë, është dashur që t’i vë para ligjit edhe të gjithë funksionarët e tjerë në Kosovë në 21 vitet e kaluara për keqpërdorim të detyrës dhe për pasurim korruptiv e të jashtëligjshëm milionësh.
Në ËEB faqen e “Bota Sot” të datës 4 korrik 2022 në rubrikën e lajmeve-aktuale, patëm rastin të lexojmë informatën me titull: ”Ministrja Nagavci flet për aktakuzën”. Sipas “Betimi në Drejtësi” Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe inovacionit, akuzohet si deputete se, më 21 mars 2018 , gjatë mbajtjes së seancës në Parlamentin e Kosovës, në të cilën ishte hedhur gaz lotsjellës, gjatë kontrollit nga policia asaj i ishte gjetur një aprej ngjyrë të gjelbër me pjesë spërkatëse të zezë. Akuza rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 30 korrik 2019. Ertan Sejfulla, gjykatës në në Deparetamentin e Përgjithshëm në Divizionin Penal të Gjykatës Themelore të Prishtinës me akt përcjellës këtë lëndë e dërgon në Departmentin për Krime të Rënda”. Kjo aktakuzë është ngritur nga Prokuroria Themelorë në Prishtinë. Aktakuza akuzon për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Dënimi sipas kësaj aktkuzë është me gjobë 7.500 euro ose me burg deri 5 vjet, thuhet në “Bota Sot”.
Siç deklaron Arbërie Nagavci, “aktakuza ka të bëjë me rezistencën kundër “Demarkacionit” dhe “Zajednicës”. Ajo thotë se aktakuza ka të bëjë me angazhimin tonë në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme “Zajednicë” e “Demarkacion”, njëra e cungonte sovranitetin dhe tjetra territorin e Kosovës. Nëse asokohe isha e sigurtë, sot në vitin 2022 jam edhe më e bindur se kundërsëhtimi dhe rezistenca përveçse e drejtë ishte edhe e domosdoshme.Deputeti betohet në respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 2015, mosveprimi ndaj cënimit që po i bëhej vendit, do të përbënte shkelje të betimit të deputetit. Teksa dëmet e këtyre marëveshjeve i vuajmë edhe sot, ndihem krenare që isha në anën e kundërt me politikën që sjellte kompromise, dëmtonte vendin dhe e shkatërronte të ardhmen e qytetarëve”, deklaron ministrja Arbërie Nagavci.
Nga sa u tha meë sipër, tregon nevojën dhe domosdoshmërinë e reforminit sa më të shpejtë të drejtësisë, prokurorisë dhe të gjyqësisë në Kosovë, për t’i vënë para ligjit dhe prapa grilave tradhtarët, hajnët, rezilërt dhe katilët, dëmtuesit e vërtetë të Kosovës, ndryshe Kosova nuk mund të ecën para në zhvillimet e brendshme dhe ndërkombëtare.