Kosova ngritet për 11 vende

Rezultatet e tenistëve të Kosovës në rrafshin  ndërkombëtar, e kanë ngritur për 11 vende vendin tonë në ranglistën e BJKC-së.

President i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, është i kënaqur me këtë ngritje në ranglistë.

“Pas dy fitoreve me shumë rëndësi nga vajzat tona gjatë Kampionatit Botëror të tenisit ‘Billie Jean King Cup’ në Lituani, Kosova është ngritur 11 vende më lartë (64-tin) në ranglistën zyrtare të BJKC.

Kjo renditje është më e mira për sportet e Kosovës në ranglistat botërore!”, shkruan në faqen e FTK-së.

Story i mëparshëm

Si të heqësh qafe shenjat e kafshimeve

Story i radhës

Biden synon trefishimin e tarifave për importin e çelikut nga Kina

Të fundit nga