-Tradhtarët, hajnët dhe këqbërësit e Kosovës do të dalin para ligjit për tradhtitë, hajnitë dhe keqqeverisjet.
Hajnëve do të fillojë t’u konfiskohet pasuria multi milionëshe e pajustifikuar dhe kjo pasuri do t’i kthehet Kosovës për modernizimin e ushtrisë, policisë, për zhvillimin ekonomik, industrtrial, arsimor, shëndetësor, me çka do të hapen vende të reja pune dhe do të ndërpritet migrimi jashtë shtetit.
Këtë e presin me padurim votuesit e Kosovës nëpërmjet refortmës në drejtësi, prokurori, gjyqësi, me Vetingun, dhe me fillimin me punë të Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajutifikueshme.
Situata e tensionuar në Veri të Kosovës i shkon në favor opozitës mjerane të Kosovës PDK, LDK, AAK dhe Nisma, spse kjo opozitë mjerane në përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosocvës, e sheh shpëtimin nga krimet dhe hajnitë e bëra gjatë dhe pas luftës.
Situata e tensionuar në Veri të Kosovës i shkon në favor Serbisë kriminale, e cila me përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës, shprreson t’ia rrëmbëjë Kosovës Trepçën dhe Liqenin e Ujmanit, që janë aemra e ekonomisë së Kosovës.
Kosova nuk mund të ecën drejt progresit me PDK-në me mendësinë e Hashim Thaçit, me LDK-në me mendësinë e Isa Mustafës, me AAK-në me mendësinë e Ramush Haradinajt dhe me Nisma me mendësinë e Fatmir Limajt.
Kosova nuk mund ecën drejt progresit me Memli Krasniqin- kreun aktual të PDK-së, këlyshin e Hashim Thaçit.
Kosova nuk mund të ecën para drejt progresit me Lumir Abixhikun- kreun aktual të LDK-së, këlyshin e Isa Mustafës.
Lumiri edhe Memliu pas zgjedhjes së tyre krytarë të partive, vrapuan në Tiranë te Edi Rama tradhtari për të thurrur plane për ta rrëziar Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku para më shumë se një muaj i viziuan edhe SHBA-të, ku me një servilitet puthadorës, i premtuan Gabriel Escobarit-emisarit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, se nëse Albin Kurti nuk e themelon Asociacionin, ne do të ndihmojmë që ta bësh Asociacionin, vetëm ta rrëzojmë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.
Kjo është tradhtia më të freskët dhe më bindëse që ia bënë Kosovës Memli Krasniqi kreu i PDK-së dhe Luminr Abdixhiku kreu i LDK-së.
Në të njejtën linjë të tradhtisë ndaj Kosovës janë edhe AAK-ja me Ramush Haradinajn, dhe Nisma me Fatmir Limajn.
Shqiptarët e Koosvës, votuesit e Kosovës brenda dhe jashtë Kosovës, tashmë duhet ta kenë kuptuar tradhtinë në vazhdimësi të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nisma, dhe se intensisfikimi i vendosjes së barikadave në Veri rtë Kosovës është peshqesh edhe nga Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, pa marrë parasysh se çka llomotisin dhe çka propagandojnë me deklaratat e tyre përplot me hipokrizi.
Do të isha i lumturuar, sikur këtë shkrim ta filloja me fjalët e krenarisë dhe të gëzimit mbarë kombërar shqiptar.
Do të isha i lumturuar, sikur Kosova pas 23 viteve nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale, të ishte shtet i konsoliduar dhe i fuqizuar maksimalisht, sikur Kosova të lulëzonte në ndërtimin e të ardhmës së saj të lumtur.
Do të isha i lumturuar, sikur Kosova ta kishte çuar në vend amanetin e më shumë se 2 mijë dëshmorëve të saj të rënë për liri e pavarësi gjatë agresionit të Serbisë kriminmale të viteve 1998/99.
Po ndjej zemërim dhe shqetësim, pse lejuam të jemi kaqë të papërgjegjshëm e të pakujdesshëm sa të shkelim edhe mbi dinjitetin e afër 15 mijë shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive të vrarë e të masakruar nga Serbia kriminale, në mesin e tyre edhe të 1500 fëmijëve, në mesin e tyre edhe të fëmijëve duke pi qumësht në gjoksin e nënës.
Të shkelim mbi dinjitëtin e e 20 mijë motrave tona shqiptare të dhunura shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale.
Të shkelim mbi dinjitetin e 1643 shqiptarëve të rrëmbyer me forcë nga shtëpitë e tyre në Kosovë nga Serbia kriminale, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Të lejojmë të mos ngremë aktpadi ndaj kriminelëve serbë për krimet e kryera në Kosovë.
Të lejojmë të mos ngremë aktpadi kundër kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, të cilët i dinë tërë planet dhe skenaret e gjenocidit që Serbia kriminale e kreu në Kosovë.
Të lejojmë të mos e padisim derisot Serbinë gjenocidale, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë, duke patur në dispozicion mijëra e mijëra faktë e dëshmi, dhe 2000 kaseta e CD të inçizuara dhe 4 mijë orë të filmuara nga Esat Shala me shokë të të gjitha mnasakrave serbe në Kosovë.
Të lejojmë që gjatë luftës së UÇK-së nga Klani PRONTO dhe KLANI Bujar Bukoshi të vidhen e keqpqërdoren paratë e “3%” dhe të “Vendlindja Thërret” Të lejojmë që gjatë luftë dhe pas luftës të ketë vëllavrasje të kundërhtarëve politikë për pushtet, me ç’ast u vranë mizorisht qindra aktivistë dhe veprimtarë të Ibrahum Rugovës, në mesin e tyre edhe mnistri I Mbrojtjs Ahmet Krasniqi.
Të lejojmë që Isa Mustafa, për interesa të tij karieriste të bëjë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçin, dhe të mos bejë asnjë hap për zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve dhe aktividtëve të LDK-së, dhe ta shuajë tërësisht frynëm rugoviane në LDK.
Te lejojmë që në 20 vitet e kaluara në liri e pavarësi, ish komandantët e UÇK-së të bëhen multi milionerë të pasluftës me tradhti, hajni e korrupsion.
Të lejojmë që këta ish komandantë multi milionerë derisot të mos dënohen dhe të mos u konfiskohet pasuria e pajustifikueshme.
Të kejojmë që këta ish komandantë të UÇK-së t’i fryejnë listat e veteranëve të rrejshëm të luftës në 60 mijë dhe ta zhvatin buxhetin e Kosovës tashmë 20 vite.
Të lejojmë që këta veteranë të rrejshëm të organizojnë protestë të turpshme për ta rrëzuar Qeverinë e Albin Kurtit, qeverinë më të pastër që ka patur Kosova pas çlirimit e pavarësimit.
Të lejojmë që në muajin shtator 2022 arsimtarët me në krye Rahman Jasharaj, matrapazin e sindikatave të arsimit , me mbështetje te partive opozitare, ta organizojnë grevën një mujorë duke i lënë nxënësit pa një fillim të mbarë e të gëzuar të vitit shkollor.
Të lejojmë që partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe Nisma, të mos reformohen aspak dhe që duke mbrojtur vëllavrasjet për pushtet, vrasjet e gazetarëve, duke mbrojtur pasurimin multi milionësh të jashtëligjshëm me hajni e korrupsion, me shanntazhe dhe mashtrime po mundohen të kthehen sërish në pushtet.
Opozita e sotme, ish komndantët e UÇK-së dhe këlyshët e tyre, janë fajtorët kryesorë për varfërimin 20 vjeçar të Kosovës, janë fajtorët kryesorë që ua humbën shpresën të rinjve kosovarë , duke detyruar qindra mijëra të rinj nga Kosova që për shkak të papunësisë të emigrojnë në shtete të ndryshme të botës
Rininë e Kosovës dhe pasuritë e Kosvës i ka lakmi tërë bota, por megjithatë keqqevrisja 20 vjeçare e PDK-ë, LDK-së, AAK-së dhe e Nisma, ia humbi shpresat rinisë së Kosovës.
Ish komandantët e UÇK-së e vodhën pamëshirshëm Kosovën
Kosova nuk mund të ecën para, pa u distancuar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Enver Hoxhaj, Vlora Çitaku, Memli Krasniqi dhe të tjerët si ata.
Kosova nuk mund të ecën para pa u distancuar nga Isa Mustafa, Lufti Haziri, Agim Veliu, Edita Tahiri, Skender Hyseni, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku dhe të tjerët si ata.
Kosova nuk mund të ecën para, pa u distancuar nga Ramush Haradinaj ndaj të cilit rëndojnë akuza të shumta për keqqeveisje, hajni e korrupsion dhe bashkëpunim me kapobandot serbe në Veri të Kosovës, të shënuara edhe në Raportin e Inteligjencës së KFOR-it amerikan dhe në Raportin e “Freedom House”.
Pa u distancuar nga Fatmir Limaj, i akuzuar për keqqeverisje dhe korruposion.
Në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë, janë të akuzuarit vetëm për krime individuale
Janë tejet denigruese vizitat që po u bëhen vëllavrasësve për pushtet Hashin Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve në burgun e Gjykatës Speciale në Hagë, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale individuale.
Kot e kanë tellallët e PDK-së, LDK-së, AAK- së e NIsmas, që janë vënë në mbrojtje të tradhtisë, vëllavrasjeve për pushtet, në mbrojtje të hajnisë dhe korrupsionit të ish komandantëve, të urdhëdhënësve dhe të dorasve të vrasjeve politike për pushtet, të vrasjes së gazetarëve për fjalën e vërtetë.
Kriminelët, urdhërrasësit dhe dorasit e kanë vnedin para ligjit dhe prapa grilave.
Kjo opozitë e sotme mjerane për çdo dështim të saj ne 20 vitet e kaluara, po e akuzon Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, që po e qeverisin Kosovën tashmë vetëm 20 muaj.
Akuzat ndaj tradhtarëve dhe hajnave janë të argumentuara
Shembëlltyrën e Idriz Morinës-kryeredaktorit të “Bota Sot” të mediumit më të fuqishëm e të pavarur mbarë kombëtar shqiptar, shembëlltyrën e Prof.Dr. Enver Bytyqit, shembëlltyrën e Naim Miftarit-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, shembëlltyrën e Prof. Binak Maxharaj, Prof. Sulejman Mehazi, Prof. Nezir Kraki, Idriz Zeqirajt, Ramazan Bekteshit, Halil Gecit, Muharrem Maralusha dhe të shumë oponionistëve, studjuesve, analistëve, gazetarëve investifikues dhe intervistues shqiptarë, bashkëpunëtorë të ‘Bota Sot”, duhet ta ndjekin tërë patriotët dhe atdhetarët e ndershëm e të flaktë të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, për demaskimin dhe zbardhjen e tradhtive, vëllavrasjeve për pushtet dhe hajnive që i janë bërë Kosovës.
Nuk patëm rastin derisot të lexojmë as edhe një fjalë të vetme nga tradhtarët dhe keqëbërësit e Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, për t’i demantuar akuzat e vazhdueshme ndaj tyre për tradhti ndaj Kosovës dhe ndaj mbarë shqiptarëve.
Tradhtarët do të japin llogari për çdo ligësi
Tradhtarët e Kosovës, vëllavrasësit e kundërshtarëve politikë për pushtet, vrasësit e gazetarëve për fjalën e tyre të vërtetë, hajnat e të korruptuarit që krijuan pasuri multi miliuonëshe në emër të luftës, duhet ta pastrojnë veten kombëtarisht, moralisht dhe fetarisht për mëkatet që i kanë bërë, duke i prannuar krimet që ia bënë Kosovës dhe duke ia kthyer të vjedhurat Kosovës.
Ndryshe fundin do ta kenë zi e më zi, do të vijnë në një gjendje, sa që lugët e arta dhe tryezat me gjellë luksoze që i kan , nuk do të mund t’i shijojnë as me majën e gjuhës, sepse do t’u dridhen shpirti dhe dora grabitqare.
Do t’i godet me ndonjë sëmundje apo e ligë, e do t’i paguajnë një për një të gjitha dëmet dhe mëkatet që ia bënë Kosovës.
As paratë dhe as pasurinë e fituar me tradhti, hajni e korrupsion, nuk do të mund ta marrin me vete pas vdekjes, veç asaj grope ku do të vendoset trupi i tyre i pajetë dhe dheu që do ta mbulojë.
Në jetën e përtejme do të japin llogari para Zotit të Madhërishëm, pa marrë parasysh se çfarë besimi kanë, sepse edhe librat e shenjtë, Teurati, Ungjilli edhe Kur’ani dëshmojnë se Zoti krijues është vetëm Një.
Kam shpresë djhe bindje të plotë se Kosova do të dijë ta mbrojë dhe ruajë lirinë dhe pavarësinë e fituar, sepe Kosova është tokë e shenjtë dhe e bekuar, e larë dhe e njomur me shekuj me gjakun e shqiptarëve , dhe se Kosova i ngjet një zabeli të djegur, i cili sërish po lëshon shtat dhe rritet më i bujshëm dhe më i dendur.