Kosova është në grupin e shtatë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Dardanët janë në grup me Slloveninë, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën.
Selektori i Sllovenisë, Urosh Zorman, tha se është një grup interesant.
“Shorti na dha një grup që të kujton ndeshjet ballkanike. Ne u futëm si një nga kryesuesit dhe kështu duhet të tregohemi në ndeshjet kualifikuese që na presin nga tetori e në vazhdim.
Sido që të jetë, duhet të respektojmë çdo ekip. Na takon neve të shkojmë në ndeshje sa më të përqendruar dhe të justifikojmë rolin e favoritit të grupit”, ka komentuar Urosh Zorman, transmeton media sllovene ‘RTVslo.si”.