Kosova me risi ndaj Burkina Fasos e Zvicrës

March 17, 2022
1 minut lexim

Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse pritet të sjell freski në ekipin kombëtar për ndeshjet e marsit.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë dy miqësore, me Burkina Fason më 24 mars dhe me Zvicrën më 29 të këtij muaji.

Dhe, në mesin e fytyrave të reja që janë ftuar nga trajneri francez tek Verdhekaltrit do të jetë Emir Sahiti, njofton portali kroat slobodnadalmacija.

23 vjeçari në fakt do të jetë pjesë e Kombëtares për herë të parë.

Ai iu bashkua “Dardanëve” në fund të vitit që shoi duke hequr dorë nga Kombëtarja shqiptare, ku kishte luajtur për ekipet U-19 e U021.

Mesfushori i Hajdukut pritet të grumbullohet me Kosovën më 21 mars.

Sahiti është lindur në Zemun, por si fëmijë kishte shkuar me familjen në Kosovë.

Ai i ka realizuar gjashtë gola dhe e ka bërë një asistim me Hajdukun, ndërsa këtë sezon i ka zhvilluar 34 ndeshje deri tash.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Armë dhe municion luftarak në “Benzin” e blinduar, arrestohet i riu në Lezhë

Story i radhës

Suarez do të largohet nga Atletico e Madridit

Të fundit nga

ShkoLartë