Kosova me opozitën e sotme të ndotur me tradhti, vëllavrasje dhe korrupsion

March 20, 2022
min lexim

Ta kërcënosh me vdekje Xhevdet Mazrekajn – botuesin e “Bota Sot” dhe Idriz Morinën – kryeredaktorin e “Bota Sot”, të mediumit më të fuqishëm dhe më korrekt kombëtar mbarë shqiptar, don të thotë se kemi të bëjmë me kërcënues që e kanë humbur ndjenjën e të qenurit njëri, ndjenjën fisnike kombetare shqiptare, e kanë humbur moralin dhe karakterin, e kanë humbur lirinë dhe demokracinë.

Kjo don të thotë se këta njerëz i takojnë djallit e jo Zotit të Madhërishëm që i ka krijuar, për të mirën e kombit dhe të njerëzimit. 

PDK, LDK, AAK, Nisma dhe AKR, mund të jenë të dobishme për Kosovën vetëm nëse distancohen nga e kaluara, nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Vlora Çitaku, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Edita Tahiri, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj, si dhe nga keqqeverisësit dhe udhëheqësit e tjerë të dëmshëm që e katandisën Kosovën.

Opozita e sotme në Kosovë, duhet të distancohet dhe pastrohet nga e kaluara tradhtare, vëllavrasëse dhe korruptive 21 vjeçare që e dëmtoi kaqë shumë Kosovën.

Opozita e sotme në Kosovë, me kequdhëheqjen dhe keqqeverisjen e saj, e solli tradhtinë, vëllavrasjen për pushtet, hajninë, korrupsionin dhe pasurimin e jashtëligjshëm, për të cilat me të madhe kanë raportuar mediat, por asnjëri nga këto subjekte politike apo individ nuk doli t’i demantojë këto akuza.

Opozita e sotme në Kososvë, duke e kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit, qeverinë më të pastër e më të pakorruptuar që ka patur derisot Kosova, me demagogji dinake çdo ditë po përpiqet ta mbrojnë të kaluarën shkatërrimtare që e pësoi Kosova gjatë qeverisjen së saj  21 vjeçare.

Tradhtia, hajnia dhe rrena, janë vetitë më të dobëta që mund t’i ketë një person me moral dhe karaktet të ligë. 

Opozita e sotme në Kosovë, domosdo duhet të reformohet edhe nëpërmjet prurjeve të reja në partitë e tyre, sepse me persona vllavrasës për pushtet, të korruptuar, hajdutë, të konsumuar dhe rrenacakë, nuk mund t’i mashtrojnë më popullin dhe votuesit.

Opozita e sotme në Kosovë, kështu siç po sillet aktualisht, pa u distancuar nga e kalura, pa i larguar nga partia ujqit e vjetër, as në ëndër nuk duhet  të mendojnë se do të kthehet ta merr sërish shtetin dhe pushtetin.

Memli Krasniqi- kryetri i PDK-së, më datë 15 mars 2022, deklqaroi se PDK do të themelojë “Qeverinë në Hije”. Sipas tij Komiteti i qeverisjes së mirë do të përbëhet nga departamente dhe diskastere  me ekipe personalitetesh dhe ekspertësh të ekonomisë, shendetëisë, drejtësisë etj., dhe gjatë rrugës do ta prezantojmë vizionin e PDK-së. Pak a shumë këtë e kemi bërë  prej vitir 2002-2006, kur kemi qenë në opozitë, pastaj kemi  qenë të gatshëm  nga dita e parë  ne pozitë kur erdhëm në vitin 2007”.

O Memli Krasniqi, duhet ta dijsh se vetëm me ardhjen tënde në krye të PDK-së nuk mund të thuhet se PDK-ja i ka  larë mëkatet dhe e ka pastruar veten nga e kaluara e zezë 21 vjeçare, nga  e kaluara me tradhti, me vllavrasje për pushtet, me hajni, korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm.

E kaluara e zezë nuk mund të harrohet e mbulohet duke jetuar në Kosovë dhe duke e mbajtur mendjen dhe zemrën te tradhtarët, vëllavrasësit, hajnat  dhe të korruptuarit  që ndodhen prapa grilave në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë me akuza të rënda.

Të gjithë e dinë se qindra mijëra të rinj janë larguar nga Kosova, për të punuar në shtete tjera për ta siguruar bukën e gojës  për familjet e tyre, nga humbja e shpresës për të jetuar në Kosovë.

Këtë humbje të shpresës e solli PDK-ja dhe tërë opozita e sotme me tradhtinë, vëllavrasjet për pushtet, me keqqeverisjen, me  hajninë, korrupsionin dhe me pasurimin milionësh të jashtëligjshëm.

O Memli Krasniqi, po ta rikujtoj se në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve me datë 10 nëntor 2020, u botua informata me titull, “Kjo është shtëpia luksoze e Hashim Thaçit: Zbulohet pasuria e ish presidentit”, e shoqëruar me një video që po qarkullonte në rrjetet sociale, ku shihej pasuria e Hashim Thaçit  në vendlindjen Burojë të Skenderajt,  shtëpia luksoze, tokat e blera gjatë privatizimit, dhe ndërtesat në Prishtinë që po i ndërtojnë vëllezërit e tij milionerë.

Naim Miftari, ish epror i lartë UÇK-së dhe ish agjent I SHIK-ut, vitin që shkoi duke ia uruar Hashim Thaçit ditëlindjen, po në  WEB faqen e “Bota Sot shkrouante, “Të uroj të jetosh 150 vjet, por në Kosovë kurrë mos u kthefsh”.

Naim Miftari në një shkrim të tij informonte gjithashtu se Hashim Thaçi me paratë që  mërgimtrët i dërguan për UÇK-në, muajin e mjaltit e kaloi nëpër hotelet më të shtrenjta prestigjoze jashtë Koovës.

PDK-ja në vend që të distancohet nga e kaluara dhe të reformohet, ajo në vazhdimësi merret me demagogji, gjoja se interesohet për të ardhmen e Kosovës me do deklarata bajate këshilldhënëse për Qeverinë e Albin Kurtit. Këtu dallohen Vlora Çtaku dhe Enver Hoxhaj. 

Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës, sipas WEB faqes së “Bota Sot”, me datë 16 mars 2022  përmes një letre zyrtare ka kërkuar nga Joe Biden-Presidenti i SHBA-ve, që SHBA-të ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, sipas WEB faqes së “Batoa  Sot”, me datë 17 mars 2022, një ditë më vonë, në rubrikën e lajmeve del me informatën e saj me titull, “Anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik”.

Vlora Çitaku, sipas “Bota Sot” të datës 18 mars 2022, në lajme-aktuale, sërish insiston se është e gatshme të ndihmojë në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se, “Qeveria  e Kosovës nuk  po tregon  konsistencë në raport me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se qeveria s’po bën hapa në këtë drejtim. Ne si PDK  ia kemi bërë të qartë  qeverisë që jemi në gjendje  t’I japim të gjitha resusset tona  njerëzore dhe njohuritë që kemi në këtë process për të ndihuar. Ne kemi detyrim ndaj vendit tonë  dhe unë them  sërish se jam e gathme të ndihmoj. Me vjen shumë keq që ende Kryeministri  nuk e ka vizitur Uashingtonin. Duhet t’i bind patnerët tanë Uashiongtonin e Brukselin dhe duhet të kemi një ofertë tonën për mbylljen e këtij procesi”.

Oj Vlora Çitaku-ish ambasadore tradhtare e Kosovës në SHBA. Këto që po i shkruan ti për NATO-n, Presidenca e Kosovës  i ka bërë planet dhe veprimit me kohë. 

Qeveria e Albin Kurtit gjithashtu e ka bërë renditjen e veprimeve lidhur me vizitën në Uashington dhe lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ndaj nuk u nevojitet fare angazhimi yt apo i PDK-së. 

PDK-ja dhe Hashim Thaçi gjatë 10 viteve të dialogut  Kosovë-Serbi dëshmuan vetëm tradhti dhe asgjë tjetër. 

Të njetën tradhti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi e bëre edhe ti si ish-ambasadore e Kosovës në SHBA, tradhti që ta zbuloi Sabina Çudiq, politikania e Bosnjë-Hercegovinës në SHBA.

Oj Vlora Çitaku pasi je kaq e vullnetshme të shkruash e të këshillosh, mere guximin dhe rrëfeu për tradhtinë tënde që ta kërkoi analisti dhe studjuesi ynë i nderuar Prof. Dr. Enver Bytyçi që nga 20 tetori i vitit 2021, e ti ende po hesht.

Oj Vlora Çitaku, kuptoje njëherë e mirë se, nuk shkon jeta me gjepura dhe me rrena, këtë e din edhe Albin Kurti, edhe Donika Gërvalla, tërë Qeveria e Alboin Kurtit, e dinë edhe mbarë shqiptarët.

Ti nuk je mostër për ta ndihmuar Kosovën, gjersa nuk distancohesh publikisht nga Hashin Thaçi e Kadri Veseli, dhe derisa nuk e rrëfen tradhtinë tënde për copëtimin e  Kosovës  që e bëre në bashkëpunim me Hashim Thaçin, Aleksandër Vuçiqin, Edi Ramën, Mathew Palmerin dhe Richard Grenelin.

LDK-ja nuk mund të krenohet, se me zgjedhjen e Lumir Abdixhikut në krye të partisë kjo parti është këndellur.

Gabimi më i madh i LDK-së është që e zgjodhi Isa Mustafën kryetar nderi të partisë. Kur dihet se Isa Mustafa e fundosi LDK-në. Kur dihet se isa Mustafa nuk  pati asnjë nismë  që të zbardhen vrasjet e aktivistëve  të LDK-së. Kur dihet se Isa Mustafa akuzohet edhe për korrupsion. Kur dihet se Isa Mustafa si kryeministër i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi e nënshkruajti  në Bruksel marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, marrëveshje me rrezikshmëri të lartë për shtetësinë e Kosovës.

AAK-ja a nuk mund të krenohet se me Ramush Haradinajn në krye të kësaj partie, kjo parti do të mbetet në skenën politike të Kosovës, sepse ndaj Ramush Haradinajt ekzistojnë shumë akuza për keqeverisje, korrupsionin dhe pasurim të jashtëligjshëm.

Mediat në Kosovë kanë shkruar se Ramush Haradinaj që me ardhjen si kryeministër i Kosovës, e rriti rrogën e tij me arsyetimin se i nevojiten më shumë para për të blerë kostume dhe kollare. 

Mediat në Kosovë kanë shkruar se Ramush Haradinaj në mënyrë korruptive ka blerë qindra hektarë tokë  në Kosovë me çmin 3 euro për një metër katror. Se ka blerë 200 hektarë me vishnje e lajthi vetëm për 70 mijë euro. Se sipas deklaratës së Haki Abazit, anëtar i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj ka blerë edhe tokë nën të cilat ekzistojnë rezerva  qymyri. Se Ramush Haradinaj është bërë milioner i pasluftës dhe se gjatë  kohës që ishte kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë  të bjeshtëve të Kosovës në Çakorr. 

Mediat në Kosovë kanë shkruar se Ramush Haradinaj në korrik të vitit 2021  gjatë deklarimit të pasurisë, shtëpinë e tij luksoze në Prishtinë prej 900 metra katrorë e kishte deklaruar  me vlerë  vetëm rej 300 mijë eurove.

Dritan Haliti, një mërgimtar nga Gjermania për këtë shtëpi i ofroi Ramush Haradinajt 1 milion e gjysëm euro për  ta blerë.
Ramush Haradinaj për të gjitha këto veprime korruptive nuk ka bërë asnjë hap demantues.

Ramush Haradinaj, aktualisht është një kritikues i madh i Albin Kurtit dhe i Qeverisë së Albin Kurtit  gati në çdo mbledhje të  Parlamentit të Kosovës, edhe pse dihet që Kryeminitri Albin Kurti është kryeministri më i ndershëm dhe më i pakorruptuar ndaj të cilit nuk ekziston asnjë aferë korruptive apo për keqqeverisje.

Ramush Haradinaj në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës me datë 15 mars 2022, lidhur me arrestimin e 50 policëve të doganave në Kosovë, deklaroi se, “Më parë duhet të hyjë në burg kryeminmistri, se ata që i ndjek sot”, deklaratë që shkatoi reagime të shumta kundër Ramush Haradinjat, duke marrë parasysh egon e tij  karieriste për pushtet dhe për tu pasuruar në mënyrë ë jashtëligjshme.

Fatmir Limaj, kryetari i NISMA, gjithashtu është kritikuar në media për afera korruptivë në Kosovë.

Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, në një prononcim të tij në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve, e ka kritikuar Behgjet Pacollin për lidhjet korruptive të këtij bizmesmeni me Hashim Thaçin.

Nga sa është shkruar më sipër demaskohet keqqeverisja dhe kequdhëheqja e PDK-së dhe e tërë opozitës së sotme në Kosovë.

I vetmi ilaç dhe shpëtim nga tradhtia, vëllavrasja për pushtet, nga hajnia, korrupsioni dhe pasurimi i jashtëligjshëm është që, në Kosovë urgjentisht të reformohet drejtësia dhe prokuroria për t’i vënë para drejtësisë, para ligjit dhe prapa grilave,  të gjithë ish udhëheqësit dhe ish funksionarët në Kosovë pa përjashtim, qoftë për veprime korruptive, qoftë për keqeverisje, shpërdorim detyre dhe tradhti kombëtare.

Kjo do të mundësonte edhe konfiskimin e pasurive milionëshe në Kosovë, të fituara me hajni dhe në mënyrë korruptive, kështu që pasuria e fituar në mënyrë të jashtëligjme, t’i kthehet popullit të Kosovës, nëpërmjet hapjes së fabrikave dhe vendeve të reja të punës, që pa dyshim do t’ia kthente shpresën rinësë së shkëlqyeshme  kosovare, që të arsdhmen e vet ta sheh në Kosovë dhe jo jashtë Kosovës.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Meteorologët: Lufta në Ukrainë e bën parashikimin jo të besueshëm

Story i radhës

Fenerbahçe synon ta rikthejë Muriqin

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë