Kosova me disa ndryshime ndaj Qipros, publikohet formacioni

1 minut lexim

Kosova e zhvillon sot (e martë) ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve përballë Qipros, përkatësisht në kuadër të rrethit të gjashtë në Grupin 2 të Ligës C.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Dardanët duhet të marrin një pikë së paku për të shmangur rënien në Ligën D.

Kosova është aktualisht e dyta me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Greqia që është lidere e grupit.

Në anën tjetër, Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë nga pesë pikë dhe po ashtu synojnë të mbesin në këtë ligë.

Giresse ka vendosur për 11-shen me të cilët do të startojë në ndeshjen e sotme.

Pas lëndimit të Aro Muric, trajneri francez në portë ka vendosur Samir Ujkanin.

Në formacionet rikthehet edhe kapiteni Amir Rrahmani pas rikuperimit nga lëndimi.

Milot Rashica mbetet në bankën rezervë, teksa në sulm startojnë treshja, Rashani, Zeneli dhe Muriqi.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani,Fazlijii, Muslija, Celina, Rashani, Muriqi, Zeneli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Luana Vjollca shfaqet joshëse në Javën e Modës në Milano

Story i radhës

Ndalohet një shtetas serb në Kumanovë, transportonte emigrantë nga Siria

Të fundit nga