​Kosova ende pa ligj për vullnetarizëm

November 3, 2022
min lexim

Në Kosovë puna vullnetare ende nuk është e rregulluar me ligj. Derisa një ligj i tillë pritet të finalizohet në fund të vitit. Disa nga organizatat joqeveritare kanë të angazhuar deri në 15 mijë të rinj, por që me legjislacionin e ri të gjitha moshat do të kenë mundësi të bëjnë punë vullnetare.

Një nismë për Ligjin për punën vullnetare në Kosovë e kishte marrë në vitin 2019 Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Habit Hajredini, drejtor i kësaj zyre thotë se me ligjin e ri, i cili pritet të finalizohet në dhjetor, synojnë përfshirjen e të gjitha moshave, në mënyrë që siç thotë ai ‘të mos ngulftatet’ çështja e punës vullnetare.

Sipas tij, ky ligj do të promovojë secilin spektër të shoqërisë në lidhje me vullnetarizmin.

Hajredini: Ne kemi shembull të mirë komponentin e rinisë po duam të e plasojmë në fushat tjera apo në segmente të tjera

“Dhe presim që deri në dhjetor të këtij viti ne të finalizojmë këtë koncept dokument ku edhe me rastin e ditës ndërkombëtare të Vullnetarizmit të shohim këtë progres fillestar në aspektin e nxitjes dhe promovimit e vullnetarizmit në nivel vendi… Në fakt në ligj me vullnetarizmin në Kosovë planifikojmë dhe jemi duke punuar për të rregulluar në të gjitha fushat, në të gjitha sferat, në të gjitha moshat që preken. Ideja është që të mos e ngufasim vullnetarizmin”, thotë ai.

Hajredini thotë se përveç bashkëpunimit me organizatat joqeveritare vendore do të ketë edhe me ato rajonale për të realizuar projekte të ndryshme.

Hajredini: Ka projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me rininë

“Ne e kemi si prioritet dhe jemi duke bashkëpunuar me projektet e ndryshme rajonale ku i shkëmbejmë edhe përvojat por edhe si të them i vendosim prioritet të cilët janë opsionet më të mira për t’i adresuar. Ka projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me rininë, më këshillin rajonal për bashkëpunim që është një projekt rajonal dhe shumë projekte të tjera që burojnë edhe me përkrahjen e komisionit evropian. Por edhe nismat të shteteve që kemi”, thotë ai.

Ndërkohë edhe pse pa ligj, në Kosovë ka dhjetëra mijëra vullnetarë, të cilët kryejnë punën e tyre në kuadër të organizatave të ndryshme.

Në platformën online të dedikuar për vullnetarët (kosovovolunteers-KOVO) në departamentin e Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë të regjistruar më shumë se 10 mijë të rinj nga mosha 15 deri në 24 vjeç që bëjnë punë vullnetare. Derisa ky numër është më i lartë në organizatën joqeveritare “Toka”.

Hana Ramadani është një prej aktivisteve në këtë organizatë, e cila është e angazhuar në klubin super-vullnetarët për edukim.

Ajo thotë se gjatë kohës që është angazhuar në këtë klub ka përfituar shumë aftësi duke iu ofruar ndihmë njerëzve derisa u drejtohet të rinjve që të provojnë të bëjnë punë vullnetare.

Ramadani: Përmes vullnetarizmit kam përfituar aftësi të reja

“Kam përfituar shoqëri më shumë me njerëz, dhe kam përfituar aftësi më shumë me vullnetarizëm se si mundem të i ndihmojë njerëzve në mënyra jo aq të vështira por edhe të thjeshta… Të gjithë e kemi të drejtë dhe kisha thënë që të gjithë duhet të provojnë njëherë në jetë të tyre vullnetarizmin”, thotë ajo.

Hatixhe Zeka, menaxhere e programit të vullnetarizmit edukativ në këtë organizatë thotë se qëllimi kryesor i këtij klubi është që t’i angazhojnë të rinjtë në punë vullnetare.

Zeka:Ka aktivitete që e stimulojnë mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve

“Idea e këtyre klubeve është që me i angazhua të rinjtë me aktivizëm qytetar, mirëpo në ndërkohë ata mësojnë edhe shkathtësitë të buta të shekullit të cilat i ndihmojnë për jetën madhore. Ka aktivitete që e stimulojnë mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve, komunikimin… e kanë për synim që me zhvillu shkathtësitë e buta… Ne deri më tash klubet i kemi pasur në 20 komuna, ndërsa kemi bashkëpunua në më shumë se 80 shkolla. I kemi trajnuar më shumë se 15 mësimdhënës në këtë metodologji, jo vetëm në trajnim po ashtu edhe udhëheqje të klubeve të super vullnetarëve”, thotë ajo.

Se interesimi i të rinjve për punë vullnetare është shumë i madh e thotë Ardiana Lahu, përgjegjëse në këtë organizatë.

Lahu: Kanë qenë të angazhuar aktivisht mbi 15 mijë vullnetarë

“Të dhënat zyrtare që i kemi ne po që sigurisht janë pak më të mëdha deri tash në programet e Tokës kanë qenë të angazhuar aktivisht mbi 15 mijë vullnetar. E këta super vullnetarë mbi 200 mijë orë punë vullnetare po që ne e vërejmë që çdo vit marrim aplikime me u bë vullnetarë dhe ndoshta çdo vit nuk kemi numra që janë më të pakët se 500, çdo vit kemi 500 e më shumë të rinj që dëshirojnë me bë punë vullnetare”, shton ajo.

Vullnetarizmi si qëllim ka vetëm punën vullnetare që bëhet falas nga njerëzit nëpërmes edukimit dhe aktiviteteve kulturore nga e cila shumë herë keqkuptohet edhe me humanizmin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mos e ‘shkatërroni’ veten për t’i mbajtur të tjerët të plotë!

Story i radhës

Sulmohet me armë zjarri stacioni policor përkontrollet kufitare në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë