Kosova e Kurtit në rrezik, opozita dhe qeveria e Shqipërisë me Vuçiqin e Serbisë

1 minut lexim

Për çudi, shumë më armiqësore janë partitë opozitare ndaj Albin Kurtit sesa Vuçiqi e Serbia, në vend që të bëhen bashkë për Kosovën, opozita pajtohet që Serbia ta mposht Albinin e pamposhtur pa mos menduar se mposhtet e cenohet Kosova, partitë opozitare përinat Kurtit duan të humb Kosova e të fitojë Serbia.

Jo vetëm partitë brenda Kosovës janë kundër qeverisë së Kurtit, por edhe qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e RMV-së janë kundër.

Në njërën anë, Vuçiqi, Kosovën e ka brenda kushtetutës së Serbisë që është betuar për ta mbrojtur dhe me lufte, në anën tjetër edhe kryeministri i Kosovës e ka për detyrë ta mbrojë kushtetutën e pavarësisë së Kosoves, dhe ja lufta në mes Kosovës e Serbisë.

Serbët të gjithë bashkë me Vuçiqin, kurse Albini i vetmuar pa ndihmën e opozitës, qeverisë së Shqipërisë dhe RMV-së.

Story i mëparshëm

Shefi i Wagner me sarkazëm e ironi për ushtrinë ruse, ISW zbulon arsyet pse Putin e lejon Yevgeney Prigozhinin ta bëjë këtë

Story i radhës

Ukraina paralajmëron brutalitetin rus në rajonin lindor

Të fundit nga