Kosova e gatshme për miqësoren me Armeninë

November 15, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës e përbërë kryesisht me futbollistë të rinj e ka zhvilluar seancën stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme miqësore kundër Armenisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.

Paraparakisht në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Alain Giresse dhe futbollisti Lindon Emërllahu. Tekniku francez ka në dispozicion 22 lojtarë për dy miqësoret e kësaj jave, pasi krahas Armenisë,

Dardanët do të luajnë, të shtunën, edhe kundër Ishujve Faroe. Giresse ka thënë se këto dy miqësore do t’i shërbejnë atij për të parë potencialin e futbollistëve të rinj.

“Është me rëndësi për lojtarët që në këto dy ndeshje t’i tregojnë vlerat në fushë. Kemi kryesisht futbollistë të rinj për këto dy miqësore, por kemi edhe disa me përvojë. Kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë që të mësojnë dhe të fitojnë përvojë”, ka theksuar Giresse.

Ai ka thënë se rezultati në këto dy ndeshje është në plan të dytë, porse do të mundohen të bëjnë lojë sa më të mirë. “Në këto dy miqësore është me rëndësi t’i shohim lojtarët e rinj. Ata duhet t’i tregojnë vlerat e tyre për të qenë edhe në të ardhmen pjesë e Kosovës”, ka shtuar Giresse.

Ndërkaq mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu, është shprehur i lumtur që është sërish pjesë e Kombëtares dhe i gatshëm për ta treguar potencialin e tij.

“Jemi gjithë lojtarë të rinj. Duam të paraqitemi sa më mirë, t’i tregojmë vlerat tona dhe të ftohemi edhe në ndeshjet e tjera. Shpresoj të kem mundësinë t’i tregoj vlerat e mia.

Besoj që paraqitjet me Ballkanin do të më ndihmojnë të luajë sa më mirë edhe te Kosova”, ka thënë Emërllahu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sherr me Donaldin, Luana: “Qentë le të lehin..”! Regon Beatrix!

Story i radhës

Radio stacionet nacionale nuk do të paguajnë kompensim për distribuimin e sinjalit për vitin 2022

Të fundit nga

Ky është kancelari i ri i Austrisë

Ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, bëhet kancelar i përkohshëm për herë të dytë. Ai kishte marrë qeverinë për 57 ditë në 2021. Schallenberg po merr sërish pushtetin në një situatë jashtëzakonisht të

Notebook, tablet, czy smartfon? Poznaj różnice

Telefon, tablet czy laptop — co najlepiej się nadaje do gier hazardowych? „Telefon, tablet czy notebook?” We współczesnym życiu jest to pytanie dla wielu osób, które muszą podjąć pracę lub naukę, a
ShkoLartë