Kosova e ftoi vetëm për miqësore, Shqipëria mund ta marrë Arbër Hoxhën

min lexim

Shqipëria ka mundësi që t’ia “rrëmbej” edhe një tjetër futbollist Kosovës.

Bëhet fjalë për Arbër Hoxhën, i cili më herët ishte aktivizuar te Istogu, Prishtina, Besa e Ballkani.

Sipas “Sportske novosti”, cilësitë e ish-sulmuesit të Ballkanit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Kombëtarja shqiptare.

Tutje, sipas këtij mediumi kroat, Shqipëria po mendon seriozisht për t’i dërguar ftesë Hoxhës.

24-vjeçari ka bërë tri paraqitje dhe ka shënuar një gol për Kombëtaren e Kosovës, mirëpo paraqitje e tij janë bërë vetëm në ndeshje miqësore.

Kësisoj, asgjë nuk mund ta pengojë sulmuesin e Slaven Belupos që të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, gjithnjë nëse ai vendos për këtë.

Nga këndvështrimi i Slaven Belupos, statusi i përfaqësuesit do t’ia rriste vlerën Hoxhës, pasi që ai nga ndeshjet e mëparshme ka tërhequr interesimin e disa klubeve, por ende nuk ka oferta konkrete. 

Nëse Hoxha vazhdon me lojëra të mira, mund të ketë më shumë interesim serioz për të pas përfundimit të sezonit vjeshtor.

Arbër Hoxha ka regjistruar 11 paraqitje këtë sezon në HNL të Kroacisë, teksa ka shënuar dy gola dhe ka shtuar një asistim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Selena Gomez flet për here të parë për problemet shëndetësore: Jam me fat që jam gjallë!

Story i radhës

Horoskopi 11 tetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Të fundit nga