Kosova do ndalojë pijet energjike për personat nën moshën 18 vjeç

December 9, 2024
1 minut lexim

Kosova edhe me ligj pritet të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 18-vjeç. Projektligji që e rregullon këtë çështje ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e shëndetit të personave nën tetëmbëdhjetë vjeç nga efektet negative të pijeve energjike.

Një i mitur në Prishtinë tregon për RTK se konsumon pije energjike. Edhe pse e di rrezikun nga përdorimi i pijeve energjike, megjithatë, ai tregon se si ai dhe bashkëmoshatarët e tij i përdorin mjaftë shpesh këto pije.

“Jam 16 vjeç dhe pijet energjike i përdorim shpesh. Dy deri në tri herë në jave. S’po flas vetëm për veti por edhe për krejt dostat. E dijm që janë të dëmshme, vendimin nuk e presim mirë. E din familjarët që i përdorni? Jo, me dit baba “rahmet shpirti  me pastë””, tha ai.

Por Bleon Haxholli, i cili ka mbi 18 vjet,  mirëpret ndalimin e pijeve energjike por thotë se nuk pret zbatim të plotë të ligjit.

“Mendoj që është një ligj i qëlluar por sa do të respetohet ky ligj nga marketet nuk e di, edhe ligji kundër duhanit është por po e shesin. Mendoj që nuk do respektohet shumë ky ligj”, tha ai.

Specialistja e Mjekësisë Familjare në QKMF në Prishtinë, Vjollca Zeqiri, foli për efektet negative të pijeve energjike te të miturit.

Tashmë edhe me ligj Kosova pritet t’i ndalojë pijet energjike të konsumohen nga të miturit. Në seancën e së enjtes,  62 deputetë kanë votuar pro miratimit në lexim të parë të Projektligjit për ndalimin e konsumimit dhe shitjes së Pijeve Energjike për personat nën 18 vjeç.

Përveç kësaj, ky ligj parasheh që në rast dyshimi, shitësi obligohet ta vërtetojë moshën përmes dokumentit zyrtar. Po ashtu, shitja apo ofrimi i pijeve energjike nuk lejohet në aparate vetëshërbyese, nëpër të gjitha institucionet publike, private dhe hapësirë publike.

Projektligji pas miratimin edhe në lexim të dytë, hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush është Abu Mohammed al-Golani, udhëheqësi i kryengritjes që përmbysi al-Assadin në Siri?

Story i radhës

Si të lani këllëfët e jastëkëve dhe çarçafët e mëndafshtë?

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë