kosova dhe turqia me marreveshje per furnizimin e fsk se 6283d80bba95c

Kosova dhe Turqia me marrëveshje për furnizimin e FSK-së

May 17, 2022
1 minut lexim

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore në fushën e mbrojtjes, përkatësisht për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ministri kosovar, Armend Mehaj, e nënshkroi këtë marrëveshje me udhëheqësin e Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir.

“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Minsitri Mehaj ka falënderuar shtetin e Turqisë për mbështetjen në fushën e mbrojtjes dhe ka thënë se një mbështetje e tillë është e rëndësishme për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, viteve të fundit e ka ndihmuar FSK-në, kryesisht përmes donacioneve.

Vitin e kaluar, Radio Evropa e Lirë raportoi se FSK-ja merr rreth 100 milionë lira turke në vit si donacion, të cilat më pas i shtetëzon për blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia.

Më 2021, Kosova po ashtu ka pasur një kontratë me shtetin turk për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara, Vuran, dhe pajisje armatimi.

Turqia më herët i kishte dhuruar FSK-së automjete të blinduara të tipit Cobra./rel

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

komuna e prishtines jep ne shfrytezim per 3 vjet nje prone per dislokimin e stacionit policor ne kodren e trimave 6283d7ce523c3
Story i mëparshëm

Komuna e Prishtinës jep në shfrytëzim për 3 vjet një pronë për dislokimin e Stacionit Policor në “Kodrën e Trimave”

presidenti i ri alibeaj transparenca eshte ilaci me i mire ndaj cdo lloj pazari 6283d8c155df6
Story i radhës

Presidenti i ri/ Alibeaj: Transparenca është ilaçi më i mirë ndaj çdo lloj pazari

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë