Kosova dhe Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për nxitjen e tensioneve

October 18, 2022
min lexim

Përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit fajësuan njëri-tjetrin për tensionet e krijuara në veri të Kosovë në fund të korrikut dhe fillim të gushtit, për shkak të targave dhe çështjes së dokumentit për hyrje/dalje.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u prezantua raporti gjashtëmujor për Kosovën, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se kërcënimi për stabilitetin dhe paqen nuk ka ardhur nga Kosova, por nga Serbia.

“Kosova nuk ka provokuar, Kosova ka insistuar që Serbia t’i përmbahet marrëveshjes që ka nënshkruar vetë”, tha Gërvalla duke iu referuar Marrëveshjes për lëvizjen e lirë, që përmbante edhe pikën për lëshimin e një dokumenti për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës dhe Serbisë.

Lëshimi i këtij dokumenti, por edhe riregjistirmi i targave rritën tesionet në pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht.

Por, homologu i saj serb, Nikolla Sellakoviq, tha se veprimet, siç i quajti ai “të njëanshme” të Kosovës, sa i përket çështjes së riregjistrimit të targave, nga ato që lëshohen nga Serbia në RKS (Republika e Kosovës), kanë për qëllim “diskriminim” e serbëve.

Ai tha se fakti që ka shumë pak persona që kanë riregjistruar makinat e tyre, tregon se Prishtina nuk ka mbështetje për këtë pikë.

Qytetarët serbë në Kosovë, që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia mund t’i riregjistrojnë ato në RKS, deri në fund të tetorit.

Pikërisht përfundimi i këtij afati, bëri që ministrja Gërvalla të paralajmërojë se Serbia po përgatit nxitje “të dhunës”.

“Serbët ekstremistë po ndjekin dhe po frikësojnë në mënyrë brutale bashkëqytetarët e tyre duke ua djegur edhe veturat që kanë ndërruar targat”, tha Gërvalla.

“Ne kemi inkurajuar këtë këshill dhe bashkësinë ndërkombëtare që të shtyjë Serbinë që të ndalë këtë rrugëtim të rrezikshëm të nxitjes së çrregullimeve dhe dhunës në fund të këtij muaji”, shtoi ajo.

Por, Sellakoviq tha se “retorika e vrazhdë e Kosovës” paraqet “hapa destabilizues” sa i përket vendimeve të marra për riregjistrimin e makinave.

Ndërkaq, Gërvalla po ashtu kritikoi Serbinë për raportet e afërta me Rusinë, teksa tha se Beogradi është shndërruar në “kërcënimin e dytë më të madh” në Evropë, pas Rusisë, që po kryen agresion ndaj Ukrainës.

“Zoti [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq po promovon ideologjinë raciste të ‘Botës Serbe’. Ai e ka bërë këtë doktrinë zyrtare të Qeverisë. Kjo ideologji është version i ricikluar i ideologjisë së ‘Serbisë së Madhe’ që ka qenë ideologjia bazë për luftërat dhe gjenocidit që Serbia ka ushtruar ndaj katër shteteve, udhëhequr nga [ish-presidenti serb, Sllobodan] Millosheviqi”, tha ajo.

Sellakoviq dhe Gërvalla të dy u shprehën se janë që çështjet të zgjidhen me dialog.

Teksa Sellakoviq tha se palës serbe “nuk i mungon konstruktiviteti” për uljen e tensioneve dhe është e përkushtuar “për gjetjen e zgjidhjeve përmes mjeteve paqësore”, Gërvalla tha se dialogu që ndërmjetësohet nga BE-ja ka një pikë të rëndësishme, atë të njohjes reciproke.

“Pavarësia e Kosovës është punë kryer. Edhe Serbia duhet ta njohë këtë realitet”, tha ajo.

Dialogu për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Palët kanë dallime sa i përket përfundimit të këtij procesi. Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi mund të bëhet fjalë./rel

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Transferimi i Messit shkon para drejtësisë evropiane

Story i radhës

DASH kërcënon Iranin: Në vazhdoni dërgoni dronë dhe armë në Rusi, do të përgjigjemi në mënyrë agresive

Të fundit nga

Fonseca drejt shkarkimit

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim. Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello. Një situatë aspak e
ShkoLartë