Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për turizëm

Forumi Ekonomik mes Kosovës dhe Kroacisë zuri vend për herë të parë këtë të enjte në Prishtinë.

Liderët e të dyja vendeve vlerësuan lartë marrëdhëniet mes të dyja vendeve teksa më së shumti u fol për tregtinë mes dy vende.

Në kuadër të këtij forumi është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve në fushën e turizmit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij, vlerësoi lartë marrëdhëniet e mira me Kroacinë duke thënë se pos gjeografikisht lidhshmëria ekziston edhe politikisht e historikisht.

“Jemi dy vende të lidhura ngushtë më njëra-tjetrën politikisht, historikisht por edhe gjeografikisht. Ka ardhur koha që t’i forcojmë edhe lidhje tona në ekonomi, pasi i shqyrtova lidhet tona të shkëmbimeve tregtare ndihem i sigurt që jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë dhe ta kapim këtë mundësi që të kemi një lidhje të jashtëzakonshme në vitin 2023”, u shpreh Kurti.

Kurti, në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci, tha se eksporti me Kroacinë është trefishuar ndërsa importi është dyfishuar.

“Eksportet tona me Kroacinë janë trefishuar ndërsa importet nga Kroacia janë dyfishuar. Për momentin janë më shumë se 160 kompani kroate që po shërbejnë në Kosovë me rreth 650 punëtorë. Jam i sigurt që këto shifra veç sa do të rriten në vijim”.

Ndërsa ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se synojnë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kroacinë.

Hajdari, në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci, tha se themelet e bashkëpunimit mes të dyja vendeve janë të kahershme dhe se me kalimin e viteve tregtia mes tyre po rritet.

“Ky forum kontribuon në synimin tonë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e raporteve biznes-biznes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë pasi të dyja vendet kanë një potencial për më shumë shkëmbime tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik”.

“Si ministre gëzohem dhe e di që Forumi Ekonomik është i suksesshëm kur bëhen bashkë edhe bizneset. Themelet e bashkëpunimeve tona janë të kahershme dhe për arsye të ndryshme por në veçanti për shkak të historisë së përbashkëta të viteve të 90-ta, por me kalimin e viteve tregtia po rritet”, u shpreh Hajdari.

Story i mëparshëm

Tërheqja e ambasadorit, Shkupi shpreh keqardhje për vendimin e Sofjes

Story i radhës

Drita mbetet pa tekst, Ibrahimi: Një fitore shumë e rëndësishme 

Të fundit nga