Kosova dhe inteligjenca e dështuar!

April 10, 2022
min lexim

Koha po tregon se shoqëria kosovare ka probleme të ndryshme, të cilat po ia zënë frymën demokracisë dhe vlerave intelektuale, arsimore, shkencore e më së shumti e atyre kulturore. Dëmin më të madh të vendit ja sollën liderët dhe partitë politike bashkë me klanet e tyre të cilët që nga pas lufta shtetin e Kosovës e kanë shndërruar si aset të interesave politike, ekonomike dhe mafioze. Ata të cilët me vite e shkatërruan ekonominë dhe resurset tjera shoqërore tani kanë filluar të rreshtohen kundër qeverisë aktuale me shpresë për ta rrëzuar nga pushteti. Këto tendenca po shihen kohëve të fundit çdo ditë e më shumë nga ana e disa të ashtuquajturve liderë të konsumuar dhe të korruptuar deri në fyt.

Këta lider të cilët ja sollën varfërinë Kosovës tani janë ngritur në këmbë me parulla demagogjike kinse po e qajnë hallin për pozitën e vështirë të qytetarëve të Kosovës. Këta tani kanë filluar të hartojnë skenare që përmes organizimit sindikal t’i nxisin punëtorët për të protestuar dhe për të ndërprerë punën. Këto organizime puro politike i kupton çdo njeri normal se janë vetëm lojë me ndjenja të qytetarëve të cilët faktikisht po përballen me vështirësi ekonomike dhe me hallet e përditshme për një jetë normale. Këto rryma pa asnjë turp po mundohen të manipulojnë me shoqatat e veteranëve të luftës duke i nxitur ata kundër qeverisë e cila po kërkon spastrimin e listave të veteranëve të vërtetë.

Këto rryma me prapavijë politike nuk po skuqen për gjendjen e mjerueshme në arsim dhe edukim që ia sollën shtetit të Kosovës. Bartës i kësaj së keqeje në sistemin arsimor bashkë me politikanët e dështuar qëndron edhe filjalla e Rrahman Jasharit i cili përmes të ashtuquajturës Sindikatë të Arsimit vite me radhë është duke e rrënuar sistemin arsimor dhe vlerat e tij. Ky Rrahman Jashari i cili është i lidhur me klanet partiake dhe interesat e tyre ka dal mbi kompetencat sindikale duke i dhënë vetës të drejtën që të përzihet thellë në kompetencat e Ministrisë të Arsimit e cila është bartëse e zhvillimit të politikave në arsimin dhe edukimin e sistemit arsimor.

Shtrohet pyetja? Ku është zëri i intelektualëve dhe njerëzve të arsimit të cilët duhet ruajtur vlerat dhe integritetin e profesionit të pedagogut në punën shkencore që ushtrojnë. Është e dhimbshme për një shoqëri e cila në shekullin e 21 kur bota po zhvillohet me të madhe individët e caktuar të cilët kanë dështuar në jetën e tyre për tu marrë me politikë tani hapin debate se a ishte Albin Kurti veteran apo jo. Kjo mendësi primitive e neveritshme e cila kohëve të fundit ka marr përmasa të partive dhe grupeve të caktuara është e pajustifikueshme për kohën në të cilën po jetojmë. Partitë politike në opozitë po mundohen me plotë hile të shfrytëzojnë situatën aktuale dhe krizën ekonomike sociale e cila e ka përfshi pothuajse gjithë botën. Konferencat e shpeshta duke i ftuar gazetarët për të krijuar ndonjë aferë kundër qeverisë apo ministrave të caktuar tregojnë papjekurinë politike dhe nivelin e ulët të pozicionit politikë dhe programor të opozitës së dështuar. Askush nuk del të thotë të vërtetën para opinionit se koha për tu rikthyer në pushtet të një numri të politikanëve të cilët i shkaktuan dëme buxhetit të shtetit tani më ka kaluar një herë e përgjithmonë. Ata nuk janë të vetëdijshëm se dosjet e tyre për korrupsion dhe keqpërdorime janë në pritje tek arkivat e Prokurorisë dhe Gjyqësisë të Kosovës.

e përgjithmonë duhet të vetëdijesohemi se shteti nuk ndërtohet me protesta dhe ultimatume të cilat po organizohen duke kërkuar para nga arka e shtetit. Ka kaluar koha e organizimeve politike për ta mbrojtur autonomin e Kosovës. Tani është koha që minatorët ta fitojnë bukën me djersë duke realizuar planin e prodhimit për ta siguruar rrogën dhe për t’i ndihmuar zhvillimit të shtetit të Kosovës. Anomalitë që i ndodhën Kosovës që nga pas lufta nga Qeveritë partiake, ka ardhur koha që një gjë e tillë mos ti ndodh më vendit. Të gjitha këto dëshmojnë se inteligjenca në Kosovë është në gjumë të thellë, dhe ka dështuar t’i mbroj vlerat sublime të shoqërisë e cila duhet të ishte bartëse – lokomotivë e progresit në shoqërinë kosovare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

How the Crypto Industry is Increasingly Paying Its Share of Tax

Story i radhës

Tentuan të arratiseshin nga lufta në Ukrainë, e pësojnë keq 2200 persona!

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk
ShkoLartë