Në pamje ose dukje të parë, “podiumi ose audienca e mendimit, narracionit dhe qëllimit të përbashkët insubordinues” të Parisit dhe Berlinit, si birra e njohur gjermane dhe vëra e njohur franceze, nuk kanë dallime ose disonanca të shumëta në kuptimin e shijës dhe përmbajtjes së tyre retorike, oratorike, kognitive, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera me njëra tjetrën, ose me njëri tjetrin. E sidomos ndaj dialogut (monologut) maratonik në mes Kosovës dhe Serbisë, ku të dyja palëve (shqiptarëve dhe serbëve) iu kërkohën kompromise dhe koncesione të dhimbshme për Kosovën, e cila nuk ka qenë kurrë tokë ose teritor serb. Veç në nuansa.
Kjo në formën ose profilin e njohur “inkarnativ ose ataraktiv” të “dehjes” së tyre optimale ose maksimale nga vëra (shampanja) franceze dhe birrat gjermane (kuptohet: me notat ose tingujt e muzikës klasike ose tradicionale gjermane dhe shonsoneve franceze): për t’iu bashkangjitur “korit, ansamblit ose orkestrës së përbashkët” të’ BE-së (UE-së), e cila për shumëçka të ngjanë në një “orkestër” ose “simfoni” të ç’akorduar, demoduar dhe motone, e cila vazhdimisht prodhon “zëra, muzikë ose melodi” të njejtë. E sidomos pas largimit (brexitit) anglez ose britanik nga BE-së.
Kështu që në mungesë të Moskës (Rusisë)-mikes dhe aleates tradicionale dhe historike të Serbisë, për shkak të angazhimit të saj maksimal në luftën e përgjakshme dhe apokaliptike kundër Ukrainës: Disa në Bruksel, sidomos francezët, spanjollët, sllovakët, sllovenët etj. (e ndoshta me siguri edhe në Stamboll ose Ankara) në menyrë të pëtsosur ose përfekte (përfide)-vazhdojnë të lozin rolin e njohur (destruktiv) të Rusisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në veçanti, si dhe ndaj Ballkanit, Europës ose gjithë globit në përgjithësi.
Në këtë “histori fine”ose tepër përfide është mëse indiktative ose simptomatike, se si turqit dhe disa popuj të tjerë kolonial ose imperialist në kontinentin plak, gjithëmonë janë pajtuar dhe kusuritur me rusët mbi kurrizin e thyer dhe lakuar, gjegjësisht me teritorin e ndarë ose copëtuar, si dhe mbi rrudhjen ose tkurrjen e vazhdueshme (sistamtike) të hapësirës jetësore, gjeografike, historike, autoktone, etnike dhe autentike të Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo që nga “Kongresi i Vjenës”(1815) dhe “Kongresi i Berlinit” 1878) dhe deri me sot. Për të mos thënë këtu shumë me herët.
Se këndejmi, edhe lufta e Ukrainës, në radhë të parë erdhi për shkak të disa industrialistëve, kapitalistëve ose bankierëve lakmitarë. E sidomos në saje të “rregullave, kushtëve ose standardëve të reja” borxheze, skllavopronare ose feudaliste të borxhezisë, masonerisë ose oligarkisë botërore në kuader të shtetit të thellë ose dubioz.
Ç’është e vërteta, as Brukseli dhe as Uashintoni, nuk i sulmuan as qortuan kurrë në menyrë të kualifikuar, zyrtare, publike, interne ose interaktive, sulmet dhe invazionet e meherëshme ushtarake të Rusisë në Ukrainë (Krime, Donbas ose Luhansk), në Gjorgji (Gruzi) dhe gjithandej, së bashku me “desantin (marëshimin) e papritur” të trupave ose ushtrisë ruse në Airoportin e Prishtinës (para syve të Natos!) me 1999 etj.
E gjithë kjo situatë, sikur i ka bërë me të paqrta, me të çuditshme, misterioze dhe enigmatike, edhe fatin ose ardhmerinë e UE-së (BE-së) të lëkundur ose trazuar seriozisht pas ‘brexitit britanik’ si dhe nga lufta e Ukrainës, pandemia globale (Covid 19) dhe të tjera.
Ndonëse, lufta shkatërrimtare dhe apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës, sikur e ka nxjerrur në pah ose mbi sipërfaqe urgjencën e ngritjes së disa çështjeve ose pyetjeve kardinale dhe ekzistenciale: Si për shembull, a është “modeli i Natos” së bashku me “modelin e përbashkët europian” të UE-së (BE-së) të ngritur, projektuar dhe bazuar në sigurinë globale ose universale, kufijtë e hapur, solidaritetin e përbashkët, tregun e lirë dhe sistemin zemërgjerë të mirëqenies, stabilitetit dhe solidaritetit në një “botë të deglobalizuar” ose sfiduar nga Rusia, Kina dhe të tjerët?!
Si mund të përqaset, ravijezohet, konturohet, konvencionalizohet dhe unifikohet tregu i përbashkët i vlerave, financave ose kapitalit me “realitetin e brendshëm” të BE-së, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.?
Në çdo debat ose diskutim europian, sikur heshtën ose nuk mund të dëgjohen spjegimet, definicionet, narrativat, solucionet, alternativat ose përgjigjet konkrete dhe adekuate ndaj këtyre pyetjeve ose çështjeve esenciale, substanciale, kardinale dhe kolaterale.
Ndonëse, liderët e Natos dhe BE-së (UE-së): sikur i kanë mbyllur, eklipsuar ose spostuar debatet e vërteta deri në përfundimin e lufës në Ukrainë, pa ide, teori, koncepte, formula, ekuacione, narrativa, alternativa, solucione ose vizione të qarta, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare, të kualifikuara, robuste, korpulente, strategjike, profesionale ose intelegjente, se si do mbyllët ose përfundoi lufta e Ukrainës?, si do mbyllët ose përfundoi “status quo-ia’ ose “konflikti i ngrirë” i Kosovës ?!, etj.etj….)))
Europa ose vet UE-së, sikur ndodhën në një çast ose moment të pazakontë dhe tepër sfidues ose dramatik.
U mor vesh se lufta në Ukrainë, pos tjerash, ka sjellur edhe stuhinë ose përplasjen e stihishme të ideve, konceptëve, narrativave, vizioneve, teorive, idealeve, formulave, doktrinave dhe teorive të njohura ushtarake, politike, diplomatike, strategjike, kiniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera.
Dorën në zemër, nuk ka madje as komente, studime, analiza ose shpjegime konkrete ose adekuate që mund të mirëpriten në domenin ose kontekstin e kualifikuar, kolokfial, seminark, shkencor ose akademik.
ë Gjermani. E sidomos mbi koalicionin e ri qeveritar (SPD-FDP-Ekologjistët) në Gjermani. Të ngjajnë në futurizëm ose kalkulim politik etj.
Ndërkohë që ekziston friika latente ose permanente se problemët e mëdha ose kardinale, sikur janë shtyrë me vonë.
Kjo për faktin se në Bruksel, zyrtarë të lartë të BE-së si duket kanë frikë se ka probleme të shumëta në shumë fusha dhe segmete të caktuara me peshë dhe rëndësi të posaçme.
Ndaj, askush nuk e di nëse Brukseli zyrtar e ka mbajtur të fshehtë situatën reale.
Politologjia dhe psikologjia politike na ndihmojnë për të zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar me mirë situatën.
Është paksa me e lehtë për njohur dhe kuptuar me mirë situan në menyrë kontekstuale, kontestuale dhe konstelacionale.
Në Britaninë e Madhe si për shëmbull, liderishipi i saj, vazhdimisht janë ankuar për ngecje, disfunksoin, proteksionizem, josolidaritet dhe një stanjacion kontinental…
Megjithëse, kriza e UE-s, ishte (është) shumë me e thellë se sa ajo që thuhet ose pranohet publikisht dhe zyrtarisht nga politikanët franko-gjermanë.
Ndaj, askush nuk e di me saktësi, nëse Europa (UE) është larguar përfundimisht kriza?
Gjermanët do duhej të ishin të inkurajuar, të lumtur dhe gëzuar me faktin, nëse kriza dhe recesioni, nuk i kanë kapur ose kapluar si anglezët (britanikët), francezët, italianët etj.
Në këtë kontekst, modeli ose kombinimi i njohur gjerman i pasurisë, disiplinës së pagave dhe sigurisë sociale, së bashku me solidaritetin, dialogun, kompromisin dhe konsenzusin e brendshëm, është gati i pazakontë ose i veçantë.
Në anën tjetër ndërkaq, lufta e rrezikshme në mes Ukrainës dhe Rusisë, kriza e dialogut të njohur në mes Kosovës dhe Serbisë, marëdhëniet e acaruara në mes Greqisë dhe Turqisë etj…ka kohë që ndodhën në prag ose para dyerve (portave) të UE-së.
Shteti dhe kombi i madh gjerman, në saje të shkëlqimit (brilancës) dhe fuqisë së tyre ekonomike, politike, ushtarake, tregtare, finansiare, industriale dhe teknologjike, sikur kanë edhe përgjithësi ose obligime të shumëta kontinentale dhe interkontinentale ndaj të tjerëve.
Anglezët (britanikët), francezët, italianët, holandezët, kroatët, austriakët dhe të tjerët gjithashtu.
Ndaj, nuk ka rëndësi se çka (çfarë) thotë politika, por çka (çfarë) thotë shkenca.
Bashkësia ndërkombtare (e sidomos UE-s, SHBA-së, Natoja ose Perëndimi): vazhdojnë të kërkojnë paqën ose “pajtimin historik” në mes shqiptarëve dhe serbëve, gjegjësisht “marrëveshjen përfundimare” në mes Kosovë dhe Serbisë, e cila në instancë të fundit, nënkupton kompromise dhe koncesione të reja të Kosovës ndaj Serbisë:
Marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, ose në mes Kosovës dhe Serbisë, për çastin ose momentin, vazhdojnë t’u ngjajnë atyre dy linjave (dy pikave ose vijave) paralele në”postulatin e pestë” të Tukididit që nuk puçën ose s’bashkohen kurrë, vetëm në infinit ose pafundësi.
Ndonëse, marëdhëniet ose raportët e përgjithshme në mes Kosovës dhe Serbisë, gjithëmonë ose vazhdimisht i kanë dominuar ose karakterizuar tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme dhe permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme armiqsore, kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën, të cilat sigurisht se janë shaqur, reflektuar ose manifestuar drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit, me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar vazhdimisht në formë lufte, konflikti ose krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për të dyja palët.
Ndërkohë që Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, për dallim të paraardhësve ose homologëve të tij, ëshë kryeministri ose lideri i parë shqiptar i cili ua ka bërë të qartë serbëve dhe të tjerëve, se në dialogun ose marëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është fortë me rëndësi se çka (çfarë) thonë politika, politikanët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike, por çka (çfarë) thotë shkenca dhe historia.
U mor vesh se në atë vetmi, mjerim ose izolim të madh, të diktuar ose imponuar (si “sine qua non”, “ultima ratio”,”urbi et orbi” etj.) nga faktorët e ndryshëm ndërkombtar:
liderët ose politikanët shqiptar ose kosovar, shpesherë ose vazhdimisht e kanë ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre!
Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) permanent ose reciprok, madje nënshtrimi, indolenca dhe animoziteti i njohur ndaj palës serbe, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë…Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.
Ndryshe nga kjo, t’u kërkosh Kosovës dhe shqiptarëve kompromise dhe koncesione të reja ndaj palës serbe: Kjo vërtetë të ngjanë në karrem ose gogol të madh politik ose diplomatik. Për të mos thënë në diaboli, hipokrizi ose blasfemi politike.
Ne nuk guxojmë të shquhemi ose krenohemi aty ku i detyrojmë të tjerët të ndjehën (ndihën) të skuqur, deshpruar ose poshtëruar me vendimët ose nënshkrimët e tyre, do thoshte dikur një diplomat dhe intelektual i njohur politik.
Kosova dhe shqiptarët, nuk kanë më se çka (çfarë) t’i japin ose falin “blanco” Serbisë dhe aleatëve të tyre gjithandej, për t’i kënaqur ose ushqyer epshët ose orekset (apetitët) militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste të dikujt.
Serbia u ka borxhe dhe obligime të shumëta Kosovës dhe shqiptarëve, dhe jo Kosova dhe shqiptarët serbëve.
Ndaj, është e mundur dhe si është e mundur që një popull ose komb i tërë si shqiptarët (për të mos thënë këtu i tërë Ballkani dhe kontinenti i vjetër europian) të gjejnë paqë, qetësi ose shpëtim nga kërrcnimët politike, ushtarake (luftarake) dhe të tjera të Rusisë dhe Serbisë?! Shtrohët pyetja.
Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet sot në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose humaniste.
Ndonëse, politologjia dhe filozofia politike na mësojnë se nuk mund të pajtohen kurrë egoja, intencioni, potencioni ose dimensioni i veçantë i individit dhe kolektivitetit me vlerat, dimensionin, globalitetin ose universalitetin e përgjithshëm historik, evolutiv, kognitiv, empirik, organik ose dialektik të kulturës dhe civilizimit të njohur njerëzorë.
Vërtetë duhësh të keshë urtësi, durim, maturi dhe frymëzim sokratian ose platonik, për t´i njohur, identifikuar dhe duruar problemet, sfidat dhe provokimët e vazhdueshme ruso-serbe së bashku me heshtjen qyqare ose vrastare të vendëve anëtare të UE-s, Natos ose Perëndimit -përballë tyre!
“Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm atehere, nëse pranoni me zemërgjerësi t´I ndani ose pjëstoni ato me të tjerët. Mirëpo, për të qenë të lumtur, është esenciale të mos shqetësoheni me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston falas ose gratis ndonjë shpërblim. Të lumtur dhe të gjykuar ose të falur dhe të mjerë.” (Albert Camy)
P. S.
E kam ( kemi) cekur shpesh së boshti kurrizor i secilës etikë shtetrore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike, është aftësia ose zgjuarsia për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve të njohura shkencore dhe humaniste.
Kjo do thotë se për të patur një karakter dhe shtrirje të përgjithshme (globale), etika e lartë shtetrore dhe nacionale, duhet të jetë universale. Ngritja, projeksioni dhe ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.
Ndaj, sa më precize dhe racionale të jenë marrëveshjet e ndryshme ose deklaratat, aq më të prirura dhe më të qarta do jenë ato për t´i identifikuar dhe definuar në mënyrë konkrete dhe pozitiviste të gjitha ato çfarë i duhen shtetit, pushtetit dhe rregullimit të gjithëmbarëshem shoqëror, qytetar ose poitik në Kosovë, apo dikund tjetër. Sidomos në çështjet e larta strategjike, gjeopolitike, konceptuale dhe ideologjike që i përcaktojnë marëdhëniet ose raportët e saj me të tjerët.
Kosovës dhe spektrit të saj politik ose partiak, në këtë etapë sfiduese, turbulente dhe tepër hektive ose agresive të marëdhënieve ose raportëve të përgjithshme rajonale, kontinentale dhe interkontinentale, mbi të gjithat iu duhën ose nevojitën dialogu i brendshëm politik ose partiak së bashku me kompromisin ose konsenzusin e përgjithshëm në interes të kauzalitetit të lartë shtetrorë, nacional, politik, historik dhe patriotik.
Identiteti i një kombi dhe shtetit të tërë, janë identiteti dhe uniteti i tij polemik, uniteti i të cilit konsiston në debatin ose dialogun ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe puçen, bashkohen, pajtohen, integrohen dhe postulohen preferencat, referencat dhe interferencat e ndryshme konceptuale, ideologjike, politike, partiake, fetare, kulturore, morale dhe të tjera, të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe një shteti emrin, vlerën, identitetin, ekskluzivitetin dhe fizionominë e tyre.
Është dialogu ose diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shtetit; janë stili, takti, gjuha (leksiku), gramatika ose forma e debatit ose dialogut, ato që krijojnë pasqyrën dhe imazhin e tyre.
Mirëpo, po aq të rëndësishme, valide ose relevante, janë edhe koncepcet, përceptimet dhe anticipimet e njohura aksionale dhe funksionale të punës ose angazhimit praktik dhe teorik. Kombinimi, unifikimi ose konvencionalizimi i spiritualizmit me idealizmin dhe materializmin.
Demokracia parlamentare dhe politike, apo pluralizmi politik, parlamentar ose partiak, nuk janë vetëm “një grumbul” ideshë ose qëndrimesh të ndryshme politike, partiake, parlamentare ose pluraliste, të cilat as nuk duan të pohojnë dhe as të mohojnë çfarëdoqoftë në politikën ose diplomacinë shtetrore ose nacionale. Përkundrazi, ato metojnë të hedhin poshtë secilin mazohizëm dhe nihilizëm ekstrem ose radikal së bashku me “komoditetin” ose “ekskluzivitetin” e relativizimit institucional, partiak, politik, konceptual, ideologjik, antropologjik, epistemologjik etj.
Në instancë të fundit, nga të gjitha shëmbjet (rrenimë) ose shkatërrimet e mundshme në këtë botë: shëmbja, rrenimi ose shkatërrimi i indivit dhe kolektivitetit, të duket me e thelli dhe më trishtuesi. (Göethe)
Nuk është turp ose fatkeqësi e madhe, nëse rrëxoheni ose bini poshtë, por nëse nuk ngritëni dhe drejtohèni përseri. (Brixhis)
Shumë pak njerëz janë të bekuar ose përzgjedhur nga Zoti dhe natyra për pamjen (bukurinë), forcën (fuqinë) dhe mençurinë e tyre, por të gjithë duan të duken të bukur, të këndshëm, të mençur, të famshëm, të adhuruar, të pasur, të pushtetshëm dhe të fortë.
Në funin e detit ose oqeanit, mund të mbytëni ose fundosëni shpesh ose vazhdimisht, ndërsa në luftë, poltikë dhe diplomaci, ashtu sikurse në zemrën, shpirtin dhe sytë e pikëlluar të një femre ose të një gruaje pa burrë, mëse tepërmi ose mëse shpeshti. ( Proverbë arabe)
Trojën e dogjën ose shkatërruan dikur lakmia, inati, urrejtja dhe xhelozia vdekjepruese e Akilit dhe Hektorit dhe jo sytë e Elenes. ( Anale dhe kronika)
Të flasim ose dialogojmë, kemi të drejtë gjithëmonë, ndërsa të vendosim dhe firmosim (nënshkruajmë)-vetëm njëherë!
Përgjigjia ime qëndron tek ato që i kam thënë ose shkruar me herët.