Kosova dhe Amerika treguan urtësi e pjekuri me reciprocitetin!

August 2, 2022
1 minut lexim

1. Prolongini i Marrëveshjes për reciprocitetin me Serbinë nuk ēshtë ligësi e as poshtërim pēr Kosovën (ashtu siç po trumbetojnë ca (pseudo)analist) por, përkundrazi është trimëri dhe mjeshtëri (tekefundit politika është mjeshtri në paqë) e kordinuar mirë e me saktësi milimetrike me aleatët tanë strategjik. Sepse, po shihet ashiqare që Serbia, është bë gati për një konfrontim afatgjatë (jo me Kosoven e as me Shqipërinë. Arsyeja është tejet e thjesht; ka epērsi enorme ushtarake, ekonomike e politike nga Rusia) me perëndimin.

2. Gjitha analizat ndērkombëtare flasin, se shkalla e rritjes së rezistencës dhe trimërimit të grupeve kriminale serbe (e jo qytetarëve serb të Kosovës) në Veriun e Kosoves, në vend që të ishte shumë më e reduktuar (edhe shkaku i angazhimit të Rusisë në luftën në Ukrainë, po edhe krizës së gjithëmbarshme që po mbretëron në rajon dhe gjithē kontinentin) ajo është rritur dhe është edhe më e strukturuar dhe shumē më e vendosur dhe më e organizuar (vetëm analizo; shpejtësinë dhe ngulmimin për rezistencë..!?) se da në vitin 2011.

3. Natyrisht, gjithë këte organizim, strukturim, vendosmëri dhe gatishmëri të këtyre grupeve (padyshim) kriminale që u”ushqye” gabimisht me lojalitetin dhe gatishmërinë tonë për t’i integruar serbët lokal në institucionet kosovare, po e dëshmojnë edhe alarmet që vijnë pa ndalur nga Beogradi dhe Presidenca serbe.

Me aminin dhe instruksionet nga atje u lejua që grupet paralele kriminale të infiltrohen në sistem tonin; gjyqësor (skandali i gjyqëtares serbe që shko në Beograd); polici (ka indikacione që pothuajse komplet këto grupe kriminale janë veshur me uniforma të policisë kosovare; dhe sferat tjera vitale të jetës sociale kosovare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

G7 e akuzon Rusinë se po i përdor si armë eksportet e energjisë

Story i radhës

TikTok po mendon lançimin e një shërbimi streaming të muzikës

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë