Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

May 30, 2022
min lexim

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Është themeluar më 1949. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Duke qenë organizatë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje, mirëpo ka aftësi të nxisë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të arritura nga vendet anëtare për tema të ndryshme.

Dy trupat kyçe të Këshillit janë: Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare.

Serbia më parë paralajmëroi “pasoja” nëse Kosova aplikon për pranim në Këshill të Evropës. Meqë vendimet në këtë organizatë merren me votë shumicë, janë reale gjasat për anëtarësim. Votimi për pranimin e Kosovës nuk do të zhvillohet para pranverës së vitit 2023.

Kosova ditë më parë formalisht aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në selinë e kësaj organizate në Strazburg, aplikimin në emër të vendit e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila është edhe zëvendëskryeministre e Kosovës.

Prishtina zyrtare nuk e kishte konfirmuar zyrtarisht qëllimin se a do aplikojë, por kjo u bë e ditur jo-formalisht pas darkës të cilën shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, e organizoi me liderët e Ballkanit perëndimor, ku vendin e përfaqësoi ministrja Gërvalla.

Se Kosova do aplikojë për anëtarësim, këtë e bëri të ditur i pari, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili pas darkës të së mërkurës, u deklaroi gazetarëve se Gërvalla i ka njoftuar të pranishmit se të enjten (sot), do ta dorëzojë aplikacionin.

Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër evropiane. Kjo organizatë nuk ka lidhje më institucionet e Bashkimit Evropian. Sido që të jetë, shtetet që i aspirojnë integrimet evropiane, duhet fillimisht të anëtarësohen në këtë organizatë në mënyrë që të vazhdojnë tutje rrugëtimin evropian. Ka gjithashtu shtete anëtare të KE-së, të cilat nuk kanë aspirata e as gjasa që të bëhen anëtare të BE-së.

Këshilli i Evropës numëron 46 anëtarë. Deri vonë edhe Rusia ishte pjesë e kësaj organizate, por u tërhoq duke evituar përjashtimin i cili ishte i pashmangshëm, pas sulmit të saj mbi Ukrainë.

Statusi i organizatës parasheh edhe mundësinë e përjashtimit të shteteve, ose tërheqjes së tyre nëse ato nuk respektojnë vlerat bazë të organizatës, demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Jugosllavia në kohën e Sllobodan Millosheviqit ishte përjashtuar gjithashtu për shkak të luftërave që zhvilloheshin në territorin e shtetit të atëhershëm. Secili shtet i ish Jugosllavisë më vonë u anëtarësua si i pavarur në këtë organizatë.

Janë dy kritere kryesore për anëtarësim në Këshill të Evropës: kriteri gjeografik, që nënkupton që shteti në fjalë duhet t’i përket kontinentit evropian, si dhe kriteri politik që nënkupton që shteti anëtar apo aspirant duhet të pranojë vlerat demokratike.

Mundësia që Kosova të pranohet në organizatë u hap me rastin e largimit të Rusisë nga KE. Pa Rusinë anëtare, dy të tretat e shteteve që bëjnë pjesë në KE janë vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Meqë vendimet në këtë organizatë merren me votë shumicë, janë reale gjasat për anëtarësim.

Vlen të theksohet ma tej se votimi për pranimin e Kosovës nuk do zhvillohet para pranverës së vitit 2023.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Scholz: Embargoja e naftës e BE-së kundër Rusisë do të vijë

Story i radhës

Interpelanca e Xhaferit, Ademi: Në funksion të politikës ditore , do të përfundojë si e dështuar (VIDEO)

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë