Kosova 23 vite në liri e pavarësi, e shoqëruar edhe me tradhti

min lexim

Më 12 qershor 2022 Kosova mbarë shqiptarët e shënuan 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga okupimi gjenocidal. kriminal, antinjerëzor dhe nacionalist-shovinist i Serbisë që e pllakosi Kosovën gati një shekull të tërë.

Me shumë krenari, respekt dhe dinjitet u bënë homazhe te varret e dëshmorëve të luftës që heroikisht e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Me shumë krenari, respekt dhe dinjitet u bënë homazhe te varret e heroit legjendar Adem Jashari dhe të familjes së jasharajve në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz.

Me shumë krenari, respekt dhe dinjitet u bënë homazhe te varri Ibrahim Rugovës dhe te varri i Adem Demaçit që shëmbëllyen me veprimtarinë e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Me shumë krenari, respekt dhe dinjitet u bënë homazhe te varrezat, lapidaret dhe përmendoret e tërë viktimave të pafajshme që u vranë dhe u masakruan mizorisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët kriminelë të Serbisë kriminale.

Me shumë krenari, respekt dhe dinjitet u përkujtuan edhe personat e vrarë e të masakruar në Kosovë, por të transportuar nga Serbia kriminale e të varrosur në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës.

Me shumë krenari, respekt, dinjitet dhe shpresë u përkujtuan të gjitha viktimat e varrosura në varrezat masive në Serbi, se më këmbëngulësinë e Qeverisë së Albin Kurtit dhe të ndërkombëtarëve, më në fund Serbia kriminale do të detyrohet ta tregojë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.

Me shumë krenari, respekt, dinjitet dhe me shpresën se Qeveria e Albin Kurtit dhe ndërkombëtarët më në fund do ta zbardhin edhe fatin e 1654 të shqiptarëve nga Kosova, të cilët Serbia kriminale i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë.

Kjo aq më tepër sepse qeveritë, presidencat dhe parlamentet e 21 viteve të kaluara në Kosovë nuk bënë asgjë, as për të pagjeturit dhe as për t’i nxjerrë para ligjit kriminelët e Serbisë kriminale për tërë këto krime të kryera në Kosovë, që ta marrin dënimin e merituar.

Ky 23 vjetor i çlirimit të Kosovës nga okupimi i Serbisë kriminale, ua shton detyrimin, obligimin dhe angazhimin Qeverisë së Albin Kurtit, Presidentes Vjosa Osmani dhe kryerlamentarit Glauk Konjufca, që të jenë të palëkundur në realizimin e reformës në drejtësi, prokurori dhe në gjyqësi, për t’i vënë para ligjit, pa përjashtim të gjithë tradhtarët, vëllavrasësit për pushtet, komandantët milionerë të pasluftës, keqqeverisësësit dhe tërë udhëheqësit e papërgjegjshëm që e katandisën Kosovën gjatë qeverisjes së tyre 21 vjeçare.

Opozita për ta mbrojtur Edi Ramën i kritikon institucionet e Kosovës

Opozita e sotme në Kosovë në përbërje të PDK-së, AAK-së, Nisma-s… për të gjitha të ligat që ia solli Kosovës në 21 vitet e kaluara ku e qeverisën Kosovën, me paturpësinë më të madhe është duke e fajësuar kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Vlora Çitaku, ish-ambasadorja tradhtare e Kosovës në SHBA, aktualisht nënkryetare e PDK-së, nuk nguroi që edhe në këtë 23 vjetor të lirisë së Kosovës, t’i del në mbrojtje tradhtarit Edi Rama-Kryeministrit të Shqipërisë, duke e komentuar konstatimin e Besnik Bislimit- zv/kryeministrit të Kosovës, i cili në një shkrim në Facebookun e tij të shkruar e kishte quajtur Edi Ramën pro-rus.

Vlora Çitaku i ka komentuar edhe raportet ndërmjet Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Vlora Çitaku, në këtë reagim të saj, thotë se, “Kam qenë dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë dhe dëgjuar me sytë dhe veshët e mi, mbështetjen që ia jep Kryeministri Edi Rama Kosovës, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vetë. Është për të ardhur keq që sot në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me ua kujtuar disave (aludon në udhëheqësit aktualë të Kosovës) ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Oj Vlora Çitaku, tradhtarja dhelpnake e Kosovës, boll je duke na shitur mend dhe patriotizëm të rrejshëm, se ti mbetesh e vetmja ambasadore tradhtare në historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve.

Ndihmën e jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës që e ka dhënë populli shqiptar i Shqipërisë dhe kurrsesi Edi Rama.

Ti e din shumë mirë siç e dinë miliona shqiptarë se Edi Rama është zgjedhur tri herë rresht kryeministër, jo për zotësinë e tij udhëheqëse në të mirë të Shqipërisë dhe të mbarë shqiptarëve, por si meritë e blerjes, vjedhjes dhe mashtrimeve të tij gjatë zgjedhjeve.

Edi Rama me autokracinë e tij i ka marrë tërë frenat e shtetit në duar, dhe po vepron me Shqipërinë si kur ta ketë pronë nga babai të tij grek Kristaq Rama.

Ti e din se Edi Rama asnjëherë nuk e ngriti çështjen e Çamëve me Greqinë, ia fali Greqisë 12 milje të detit shqiptar, e solli në Korçë vitin që shkoi këngëtarin çetnik serb Goran Bregoviq në Festivalin e birrës në Korçë, përkundër kundërshtimit në miliona shqiptarëve, i del në mbrojtje Serbisë kriminale dhe vëllaçkos së tij Aleksandër Vuçiq në të gjitha sfidat kundër Kosovës. Edi Rama së bashku me ty dhe Hashim Thaçin ishte pjesëmarrës në përgatitjen e planit për ndarjen e Kosovës.

Edi Rama me Projektin “Ballkani i hapur” dëshiron ta bën Serbinë perandori të Ballkanit dhe ta vë Shqipërinë nën Serbinë Kriminale, edhe pse në Ballkan jetojnë numerikisht shumë herë më shumë shqiptarë se sa që jetojnë serbë- që janë mbeturinë të hordhive serbe që në Ballkan erdhën në shekullin e 6-të.

Edi Rama, nuk lejoi ditë më parë që në Parlamentin e Shqipërisë të vendoset në rend dite Rezoluta për dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, me pretekstin se kjo rezolutë do ta zemëronte vëllaçkon e tij Aleksandër Vuçiqin.

Më shumë se 6 milionë shqiptarë që jetojnë në Ballkan, e dine se Shqipëria e ka bregdetin e saj të çmuar që ia hap rrugët drejt tërë botës, ndaj e paralajmërojnë Serbinë kriminale, të mos ëndërrojë kot, se me ndihmën e Edi Ramës mbi bazën e bashkëpunimit rajonal do të mund t’i shijojë e ti shfrytëzojë këto porte shqiptare.

Jo assesi. Këto porte detare në Shqipëri, mund t’i shijojë Serbia eventualisht vetëm pasi të kërkojë falje publike për krimet e kryera në Kosovë, vetëm pasi t’i pranojë reparacionet e dëmeve të shkaktuara në Kosovë, dhe vetëm pasi ta njeh Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Shqipëria nëse vepron kundër këtyre parimeve, bën tradhtinë dhe mëkatin më të madh, dhe shkelën mbi amanetin dhe dinjitetin e dëshmorëve të rënë brez pas brezi për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga agresionet gjenocidale të Serbisë, bën tradhtinë dhe mëkatin më të madh, dhe shkelën mbi dinjitetin e shqiptarëve të pafajshëm që serbët ndër shekuj i vranë dhe i masakruan, bën tradhtinë dhe mëkatin më të madh, dhe shkelën mbi dinjitetin e femrave shqiptare që serbët i dhunonin mizorisht, dhe më pas i bënin kapicë, i mbyllnin në shtëpi dhe i digjnin të gjalla.

Oj Vlora Çitaku, nuk e kuptoj me cilat sy e kë parë apo me cilat veshë e ke dëgjuar tradhtarin Edi Rama që ta ndihmojë Kosovën, apo mos t’i ka turbulluar sytë e veshët piktori Edi Rama.

Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së, tha se Kosova nuk e ka luksin për tu përçarë me Shqipërinë, pas reagimeve për raportet e ftohta të Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës në Samitin SEECP në Selanik të Greqisë’.

Oj Sibel Halimi, parë nga aspekti i sjelljes së kulturuar, piktori kryeministër i Shqipërisë është dashur i pari t’i afrohet dhe ta përshëndetën Presidenten Vjosa Osmani, e para, dhe e dyta, më mirë që nuk janë përshëndetur sepse Edi Rama piktori është infektuar rëndë nga Serbia kriminalë, sa që edhe nëse përshëndeteshin, Vjosa Osmani duhej urgjentisht t’i dezinfektonte duart nga infeksionet përplot me tradhti antishqiptare që i ka Edi Rama në mendjen, në zemrën e tij dhe në duart e tij.

Oj Sibel Halimi, sa humb kohë me raportet e ftohta Vjosa-Osmani Edi Rama, ktheje mendjen nga LDK-ja dhe pyete publikisht Isa Mustafën, ish kryetarin e LDK-së që tani e keni graduar me kryetar nderi, pse nuk e ngriti asnjëherë zërin për tërë ata aktivistë të LDK-së që u vranë pabesisht pas lirisë së Kosovës.

Pyete Isa Mustafën pse në bashkëpunim me Hashim Thaçin, e nënshkruan marrëveshjen Kosovë-Serbi për themelimin e asociacionit të komunave serbë në Kosovë, marrëveshjen aq të dëmshme për Kosovën.

Pyete edhe Lumir Abdixhikun- kryetarin aktual të LDK-së, pse nuk kërkon përgjegjësi nga Isa Mustafa dhe Skender Hyseni që ia vodhën çantën me dokumente në Bruksel, ose edhe nga Agim Veliu që krekoseshin duke u fotografuar me Richard Grenellin, anti shqiptarin e dëshmuar.

Pyete Lumir Abdixhikun pse nuk bën një diferencim të përgjithshëm në LDK, me çka do t’i pastronte dëmtuesit e LDK-së dhe dëmtuesit e Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ne e lusim Zotin për ujë”: Liqeni në Kili shndërrohet në shkretëtirë

Story i radhës

Kovaçevski – Erdogan: RMV dhe Turqia do të vazhdojn me bashkepunimet ekonomike

Të fundit nga